Sipas BBC njerëzit janë duke ju kthyer metodave të vjetra si më efikase dhe me rezultat në këto ditë kur termometri po shënon 50gradë celcius. Mënyra e parë është të lagni një çarçaf dhe ta vendosni atë në dritare. Kur ajri kalon nga jashtë brenda ai merr temperaturën e çarçafit të lagur dhe ju automatikisht keni ulur temperaturën e të nxehtit.
Mënra e dytë e ftohjes së ajrit vjen gjithashtu nga fiset e lashta dhe është mbajtja e një ene me ujë të ftohtë afër vetes. Njerëzit e mijëvjeçarit të mëparshëm vendosnin një enë balte me ujë të ftohtë në dritaret e kasolleve të tyre dhe rezulton se kanë pasur të drejtë. Temperatura e ajrit ndryshon kur uji avullon. Ju Në këtë mënyrë keni krijuar një mjedis më të freskët se ai përpara se të vendosnit enën me ujë të ftohtë. Kjo mbetet metodë e lehtë dhe pa shpenzime.
Mënyra e tretë ka të bëj sërish me ujin. Nëse keni një ventilator vendosni përpara tij një enë me akull. Ventilatori fryn ajrin mbi tasin me akull dhe ajri që leviz ndryshon temperaturën menjëherë në disa gradë. Mos i neglizhoni këto këshilla. Do t’ju shpëtojnë nëse i zbatoni në ambiente të nxeha.