Pra, ju që po lexoni këtë shkrim jeni duke planifikuar martesën. Epo urime! Sapo jeni punësuar për të menaxhuar një nga ditët më të rëndësishme në jetën tuaj dhe të partnerit tuaj. Merrni frymë thellë. Keni afat 12 muaj. Është koha të bëni përshkrimin e punës. Shkruaj fillimisht në një bllok apo kompjuter të gjitha detyrat që do ti japësh vetes. Përcaktoni nevojat dhe më pas prioritetet. Natyrisht ju duhet një moto për dasmën, e cila do t’ju udhëheq (do e kuptoni më poshte se përse). Prsh: ”Kjo do të jetë një ditë e mrekullueshme, por do të kemi ditë më të mira” ose ”Për sa kohë që ne mbajmë argëtim në zemër, gjithçka tjetër është lëng groshe“, ose “E gjithë ajo që ka rëndësi është se kjo na bën të lumtur tani”
Takimet me partnerin sidomos muajt e fundit, konsiderojini zyrtare, pasi duhet të merrni vendime për ditën e dasmës dhe të përcaktoni më së miri hapat.
Çështjet më të mprehta për një dasëm të përbashkët si për nusen dhe për dhëndërin janë: Data. Ajo përcaktohet e para edhe pse 99 për qind e njerëzve do të pyesin deri javën e fundit “Kur është data?”. Të tjerat janë: vendi, buxheti, lista e të ftuarve.
Nëse në takimet zyrtare me partnerin keni përplasje për shijen e tortës, ose prsh sa miq të humbur prej kohësh duhet të ftoni, bëni një pushim dhe takohuni sërish të nesërmen. Këto çështje mund të shkaktojnë konflikte dhe ju s’ju mbetet gjë tjetër veçse të përfundoni në seanca këshillimi martesor pranë psikologut. Tani nis dhe puna e vështirë që në fillim duket e lehtë për shkak të internetit. Kërkimi i informacionit. Mos u gëzoni shumë. Gjetja e informacionit paraprak se sa kushtojnë artikujt e dasmës është si të zbulosh recetën e Coca-Cola.
Kjo është hera e parë që ndoshta do të mendoni të arratiseni. Dhe nuk ka asgjë të keqe. Ju ka ndodhur dhe të tjerëve përpara jush. Rezistoni!.
Vetëm pasi të keni krijuar një buxhet, mund të kaloni në listën tuaj të të ftuarve. Buxheti së pari do t’ju ndihmojë të vendosni nëse do të përfshini njerëz si kolegu juaj dashamirës, por tepër entuziast, apo komshija që këto kohë një Zot e di se përse ju është bërë aq e afërt. Pasi keni hartuar listën personale, kaloni tek familjarët. Kërkojuni dhe atyre të hartojnë një listë të përafërt të njerëzve që duan të ftojnë, por mos bëni asnjë premtim. Nëse lista e kombinuar me njërëzit tuaj dhe të prindërve është më e gjatë se sa e lejon buxheti juaj, atëherë mund t’u thoni anëtarëve të familjes suaj të rishikojnë listën, ose të shtojnë ata buxhet, gjithmonë nëse dasmën e bëni ju me kursimet tuaja.
Pasi të keni një kontroll se sa njerëz dëshironi të ftoni, sigurohuni që të keni adresat aktuale të shtëpisë. Është e rëndësishme nëse planifikoni të dërgoni ftesat tuaja me postë, një zakon që po bëhet më opsional, falë popullaritetit të ftesave dixhitale.
Kjo është hera e dytë që heqja dorë nga e gjithë puna është shumë afër. Pikërisht në këtë moment rishikoni deklaratën për të cilën folëm në fillim dhe përqëndrohuni e vazhdoni punën. Kjo do t’ju ndihmojë.
Është momenti të përqëndroheni tek disa çaste që janë personale dhe nuk kanë lidhje direkte me dasmën, por me ju. Perzgjidhni disa kujtime apo këngë të preferuara dhe vendosni ato në dasmën tuaj në mënyrë që ajo ditë të ndihet më shumë si dita juaj ideale, sesa një postim i lakmueshëm në Instagram.
Gjeni një zyrtar të bashkisë, i cili do t ju martojë zyrtarisht. Sigurohuni që ata të jenë të caktuar ligjërisht. Mbyllni fotografin dhe menunë ushqimore që do të serviret në restorant. Ushqimi restoranti, fotografi, kameramani, lulet apo zyrtari i bashkisë duhet të rezervohen të paktën 9 muaj para. Për të gjitha vendimet dhe kërkimet përcaktoni afate kohore. Punoni së bashku për t’u ndjerë sikur do të paraqiteni në një konkurs dhe e doni fitoren me patjetër.
Artikuj të lidhur:
Si të themi -jo fëmijë në dasmë, pa ofenduar të ftuarit
7 gracka ku mund “të bini” kur organizoni ose merrni pjesë në dasmë
Miqtë e mi më kërkuan ti martoj. Çfarë të vesh?
Ja hapat qe duhet të ndiqen në një ceremoni martese
Ceremoni dasme në bregdet? Fustanet e rënda që tërhiqni në rërë nuk janë më në modë