Altari, në ceremoninë e dasmës tuaj mund të jetë një përvojë argëtuese, e gëzueshme, por presioni për të bërë dhe thënë gjënë e duhur mund të ndërhyjë. Ja se si ta menaxhoni.
Filloni përgatitjet herët
Çdo gjë që do të ndodh aty duhet të jetë skenar. Asgjë nuk është spontane, ndaj duhet ta shkruani se çfarë do të ndodh. Që nga hyrja deri te betimi. Mos e lini pa shkruar ceremoninë tuaj të dasmës deri në minutën e fundit. Bëni kërkime që herët për këtë moment të dasmës, në mënyrë që të keni mjaft kohë për të gjetur frymëzim dhe për të krijuar një ceremoni që ju përfaqëson si çift. Përpiquni të gjeni elemente unike që i përshtaten stilit tuaj personal.
Përfaqësuesi ligjor, apo një autoritet fetar përpara të cilit do të bëni betimin janë njerëzit më të rëndësishëm në ceremoni – më shumë se të porsamartuarit – sepse ata janë duke udhëhequr gjithë kët akt dhe kanë fuqinë për t’u martuar me çiftin. Kushdo të jetë ky person, mirë është të ketë një skenar se çfarë do të ndodh në ceremoni. Nëse personi që do t’ju martojë do të jetë një mik i juaji patjetër që edhe ai ka nevojë për një udhëzim nga çifti se çfarë do të duan të përfshijnë në ceremoni.
Pavarësisht këtyre mos harroni shkrimin që më parë të zotimeve tuaja.
Sigurohuni që t’i kushtoni shumë kohë jo vetëm shkrimit të premtimeve tuaja, por edhe praktikimit të thënies së betimit. Pra thënies së tyre më gojë. Betimet tuaja janë një premtim i përjetshëm që po i bëni partnerit tuaj përpara miqve dhe familjes suaj më të ngushtë, kështu që ato duhet të jenë kuptimplote dhe personale. Zgjidhni fjalët tuaja me kujdes dhe provoni derisa të ndiheni të sigurt dhe rehat t’i thoni ato me zë të lartë.
MBANI FJALIM TË SHKURTËR DHE TË ËMBËL.
Nëse ceremonia juaj nuk përfshin një shërbim fetar, përpiquni ta mbani kohëzgjatjen e ceremonisë në jo më shumë se 30 minuta. Është koha ideale. Më gjatë të ftuarit mund të fillojnë të shikojnë orën. Nëse dëshironi një ceremoni të paharrueshme që është argëtuese për të gjithë – jo vetëm për çiftin – përpiquni ta bëni ceremoninë tuaj interaktive. “Gjëja më e mirë që mund të bëni për ta bërë ceremoninë tuaj unike është t’i bëni njerëzit të qeshin,” thotë Pushkini.
Merrni parasysh që të ftuarit të kenë një program të printuar ku të lexojnë se çfarë do të ndodh në ceremoni.
Ceremonitë e personalizuara të dasmave mund të jenë argëtuese, por sa më larg të largoheni nga formati tradicional i ceremonisë, aq më të hutuar mund të jenë mysafirët tuaj. Programet e dasmave janë një shtesë e shkëlqyer për t’i bërë mysafirët tuaj të ndihen më të përfshirë dhe të vetëdijshëm.
Merrni një opinion të dytë
Sigurohuni që dikush të shikojë skenarin tuaj të ceremonisë përpara ditës së madhe për t’u siguruar që ajo rrjedh mirë dhe tingëllon autentike dhe natyrale. Nuk është kurrë keq të kesh një palë sy të dytë për të dhënë komente dhe për të redaktuar sugjerime mbi atë që ka të ngjarë të jetë fjalimi më i rëndësishëm që do të mbani ndonjëherë.
SKENARI I CEREMONISË TRADICIONALE
Tradicionalisht, një skenar dasme fillon me zyrtarin që ul të ftuarit dhe i falënderon ata për dëshmimin e martesës së çiftit. Ndërsa ceremonitë fetare mund të fillojnë me një varg nga kurani apo bibla, ose një zakon tjetër. Në këtë rast ne po përshkruajmë një ceremoni laike.
1.FILLIMI I CEREMONISË. Të ftuarit janë të ulur për të ndjekur ceremoninë. Personaliteti që ju marton ose dikush tjetër i caktuar nga çifti falenderon njerzit për mirëseardhjen dhe tregon se jeni mbledhur për lidhjen e çiftit në martesë.
“Familjarë dhe miq, faleminderit të gjithëve që erdhët sot për të ndarë me ne këtë moment të paharrueshëm. Sot ne jemi këtu së bashku për të bashkuar ([Emri nuses) dhe [emri i dhëndërit) në martesë”.
Çifti qëndron përpara zyrtarit të Bashkisë.
PREMTIMET E ÇIFTIT
Dhëndri: Premtoj se do të nderoj dhe do të mbështes, në sëmundje dhe në shëndet, në varfëri dhe në pasuri dhe do të jem i vërtetë me ty në çdo gjë derisa vetëm vdekja të na ndajë.
Nusja: Premtoj se do të vlerësoj gjithmonë, do të nderoj dhe do t’ë mbështes, në sëmundje e në shëndet, në varfëri e në pasuri dhe do të jem e vërtetë me ty në gjithçka derisa vetëm vdekja të na ndajë.
SHKËMBIMI I UNAZËS DHE DEKLARATA
Dhëndëri- Me këtë unazë unë, (dhëndëri), të marr ty për bashkëshoren time, (emri i nuses). Duke dashur atë që di për ty dhe duke i besuar asaj që nuk e di ende, do të respektoj integritetin tend dhe do të kem besim në dashurinë tënde të qëndrueshme për mua, gjatë gjithë viteve tona dhe në gjithçka që mund të na sjellë jeta.
Nusja- Me këtë unazë unë, (nusja thotë e emrin e saj) të marr ty për bashkëshortin tim, duke dashur atë që di për ty dhe duke i besuar asaj që nuk e di ende, do të respektoj integritetin tënd dhe do të kem besim në dashurinë tënde për mua, gjatë gjithë viteve tona dhe në gjithçka që mund të na sjellë jeta.
DEKLARATA E ZYRTARIT TË BASHKISE
A e merrni ju (emri i dhëndërit), këtë grua për të qenë i martuar ligjërisht, për të jetuar së bashku në martesë, për ta dashur, për ta ngushëlluar, në sëmundje dhe në shëndet, në pikëllim dhe në gëzim, derisa të jetoni të dy?
Po dua.
A e merrni ju (emri i nuses), këtë burrë për të qenë e martuar ligjërisht, për të jetuar së bashku në martesë, për ta dashur për ta ngushëlluar, në sëmundje dhe në shëndet, në pikëllim dhe në gëzim, që nga kjo ditë e tutje, sa të jetoni të dy?
Po dua.
SHKËMBIMI I UNAZAVE
Zyrtari thotë emrin e dhëndërit.”Ka zgjedhur këtë unazë për t’ë shkëmbyer me njëri-tjetrin si një simbol të dashurisë së tyre të pafund. Ndërsa e vendos këtë unazë në gishtin e nuses thotë: Ju lutem përsërisni pas meje. Me këtë unazë, unë martohem dhe ju premtoj dashurinë time tani dhe përgjithmonë.
Të njëjtën gjë dhe me nusen.
SHPALLJA nga përfaqësuesi i bashkisë
Me autoritetin që më është dhënë nga Shteti, tani ju shpall burrë dhe grua.
PUTHJA
Mund ta puthni nusen