Punonjësit e Japan Airlines kërkojnë falje përpara pasagjerëve për vonesën e fluturimit të linjës së tyre ajrore. Kjo ka ndodhur disa ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar në Manila.
Punonjësit e linjës ajrore u ngritën nga vendet e tyre, u futën në radhë, takuan udhëtarët dhe u përkulën për të shprehur keqardhjen mbi vonesën e shkaktuar.
Reputacioni i japonezëve për mirësjellje dhe vëmendje është i palëkundur.