Këtu janë 5 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë, kur lani enët në lavaman. Janë veçanërisht të dobishme për t’i mbajtur parasysh këto ditë, kur mund të keni më shumë pjata të pista se zakonisht.
Pastrojeni çdo pjatë me ujë të ngrohtë dhe një sfungjer me detergjent derisa të mos mbeten më mbetje ushqimore. Së pari, nuk duhet të jeni kurrë deri në bërryl në shkumë!.
- Mos lani pa dorashka
Përdorni doreza. Veshja e dorezave mund t’i mbajë duart tuaja më të hidratuara dhe në formë më të mirë. Manikyri do të zgjasë më gjatë. Plus, dorezat do t’i mbajnë duart tuaja të mbrojtura nga uji super i nxehtë, i cili është më i miri për t’i pastruar më mirë enët.
2. Mos e anashkaloni regjien e enëve.
Një truk për të kursyer kohë: Mbani një tas ose tenxhere të madhe në lavaman ndërsa jeni duke gatuar. Mbusheni me ujë të ngrohtë dhe hidhni në të disa pika detergjent. Më pas, ndërsa përfundoni përdorimin enëve më të vogla hidhini në tas. Kur të jetë koha për t’i larë enët, ato do të jenë më të lehta për t’u pastruar.
Përtej kësaj, mos kini frikë të lini tenxheret dhe tiganët më të mëdhenj në lavaman gjatë natës. Nuk është turp të shkosh në shtrat me enët e pista në lavaman. Edhe Ina Garten (autore e famshme librash dhe programesh mbi ushqimin në Amerikë) e bën këtë!
3. Mos lini gjatë në ujë enë që nuk duhen lagur.
Enët e gizës dhe ato të drurit nuk duhet të lihen në ujë. Mos e bëni! Gjithashtu nuk duhet t’i lagni thikat, pasi mund të shkaktohet ndryshkja e teheve ose lëvizja nga foleja e dorezave (nëse janë prej druri). Është më mirë t’i lini këto enë të pista në banakun tuaj pranë lavamanit dhe t’i lani kur të jeni gati.
4. Mos përdorni shumë detergjent.
Është joshëse ta teprosh me detergjentin e enëve, duke menduar se më shumë është më mirë – por në të vërtetë nuk është kështu. Ndoshta keni nevojë për më pak se sa po përdorni
Për të kuptuar sasinë e saktë, provoni të hidhni detergjent enësh në një tas të vogël dhe ta përzieni me ujë, më pas zhytni sfungjerin në atë tretësirë ndërsa pastroni. Do të habiteni se sa pak lëng larës nevojitet – procesi i shpëlarjes do të jetë gjithashtu më i lehtë.
5. Mos i hiqni e ti vendosni në vendet e tyre enët nëse janë ende të lagura.
Tharja e enëve është një pjesë kyçe e procesit të larjes së enëve!
Nëse i largoni enët kur janë ende të pathara, lagështia hyn në sirtarët tuaj dhe kjo mund të shtrembërojë materialin dhe të nxisë rritjen e mykut. Nuk ju pëlqen të thani gjithçka? Thjesht lërini enët të qëndrojnë në një raft ose pecetë tharjeje gjatë natës.