Ka pak gjëra magjepsëse në këtë jetë. Njëra prej tyre është unaza e martesës apo e fejesës me diamant ose gurë të tjerë, që shkëlqen sidomos kur sapo e keni pastruar. Madje kur ju keni shumë kohë qe nuk e pastroni kënaqësia e shkëlqimit nga pastërtia shpesh është më e madhe se sa ditën kur e patë unazën për herë të parë. Ndonëse mund t’ju duhet të pastroni profesionalisht unazën tuaj vetëm një ose dy herë në vit, është më mirë ta pastroni edhe në shtëpi duke përdorur produkte të buta çdo javë.
Pastrimi i rregullt në shtëpi do ta mbajë unazën tuaj me shkëlqim dhe në formën më të mirë të mundshme ashtu si pastrimet profesionale.
Për të pastruar unazat duhen: Një tas, ujë i ngrohtë, një furçë dhëmbësh me qime të buta dhe një leckë e butë pambuku.
Mënyra më e mirë për të pastruar unazat (sidomos të diamantit) është të bëni një tretësirë me ujë të ngrohtë (pothuajse të nxehtë) dhe sapun për larjen e enëve. Futeni unazën tuaj për rreth 20 deri në 40 minuta në tasin me tretësirën që keni përgatitur. Lani gurin butësisht me një furçë dhëmbësh shumë të butë dhe më pas shplajeni me ujë të ngrohtë.
Përveç sapunit të enëve, mund të përdorni edhe shampo ose larës për trupin. Por çfarëdo që të zgjidhni si pastrues unaze, thjesht shmangni çdo gjë që është hidratuese.
Asnjëherë nuk duhet të përdorni pastrues shtëpiak si zbardhues, klor dhe aceton.
Mos përdorni kurrë asnjë lloj produkti gërryes si pastë dhëmbësh, sodë buke, apo pastrues shtëpiak si klor, zbardhues, aceton. Këto kimikate të ashpra mund të shkatërrojnë disa nga metalet bazë në unazën tuaj sidomos arin.