Andi Maher një fotograf autodidakt është gjendur ballë për ballë me një skifter (lloji Kestrel) që ju afrua teksa shkrepte foto në Cornwall në Angli.
Maher kishte dalë të fotografonte zogj në fluturim dhe pa një objekt që ngjasonte me një kërpudhë, i cili rrinte pezull. Ishte një skifter. Zogu u vërsul drejt dhe u largua në sekondën e fundit. Maher realizoi një breshëri fotografish të Skifterit në gjueti dhe kur i pa më vonë ishte mahnitur. Fotografia është një shkrepje shumë e rrallë. Për fat kamera kishte qenë në cilësitë e duhura.
“Ju mund të fotografoni në fluturim, gjë që nuk është gjithmonë e vështirë… por të bësh një shkrepje në aksion si kjo kur ky zog vjen drejt teje mbetet e rrallë, shumë e rrallë, veçanërisht të kesh fiksuar goditje si ajo ku një zog po vjen drejt teje”, tha Maher për BBC duke shtuar se kjo që ka realizuar “është vetëm një imazh një herë në jetë.”
(Shënim: Skifterët dallohen më lehtë nga sjellja e tyre tipike e gjuetisë, e cila është të rrinë pezull në një lartësi prej rreth 10-20 metra mbi tokë të hapur dhe të zbresin në tokë me shpejtësi për gjahun)
(përshtatur nga BBC)