Tendencat e dizajnit të brendshëm për vitin 2024 kanë të bëjnë me përdorimin e ngjyrave, teksturave dhe materialeve.“Mënyra se njerëzit duan të dekorojnë ka ndryshuar kohët e fundit”, thotë, Lee Broom dizajneri londinez i njohur për eksperiencën e tij në ndriçim.
Ndriçues në formë tubash
Tendencat e ndriçimit në përgjithësi do të nënkuptonin, se epoka e dritës së madhe ka mbaruar, se llambat e murit dhe dyshemesë janë më të rëndësishmet tani. Por mënyra se si ato krijojnë dritë do të thotë se mund të lind nevoja për një një dritë të madhe qendrore, atëherë ajo duhet të jetë në formë tubash.
Llambat e pastra të bardha
Ky trend i ri i ndriçimit ka të bëjë me rëndësinë që po marrin format në krahasim me ngjyrat. “Ne i duam hapësirat njëngjyrëshe”, “sidomos në mjedise më të vogla, pasi u jep syve mundësinë të rrjedhin nëpër dhomë pa ndërprerje.” thotë dizajneria nga New York Chelsea Reale
Drita të gjata cilindrike
Kur bëhet fjalë për ndriçimin e ngrënies, dhomës së gjumit ose dhomës së ndenjes, format marrin frymëzim nga format e zgjatura, duke dhënë ndriçime magjepsëse, sidomos kur janë dhe të hollë.
Tonet e arta, ndriçues si perëndimi i diellit
Kjo nuancë në ndriçues, është një prekje luksi e pastër, pasi ata duken shkëlqyes si perëndimi i diellit. Këndshëm e ngrohtë nuanca e artë i lartëson ambientet e brendshme. Bethan Grey dizajnere angleze, fituese e British Design Awards thotë se e ka përdorur këtë ngjyrë edhe në mobilje e në karrige. Ndërkohë shumë stilistë po e përdorin atë në letër-muri, pllaka etj. Plus, shumë ngjyra shkojnë me ar, që do të thotë se kjo nuancë mund të përdoret për shtresim, për ta bërë një ambient të ngrohtë dhe të jetueshëm.
“Ne kemi parë shumë tunxh gjatë 10 viteve të fundit,” thotë Shannon një dizajner amerikan. “Duket se njerëzit kanë filluar të anojnë më shumë drejt toneve të argjendta. Inox dhe kromi po kthehen dhe ne jemi këtu për të”.
(përshtatur nga Livingetc/ gd.edition)