Aeroporti është si bota e vogël. Pasi ta kaloni sigurinë, mund të gjeni çdo gjë që ju nevojitet. Udhëtimi ajror mund të jetë stresues, ndaj shpesh udhëtarët duan të kenë si shoqërues ushqime dhe sende përpara se të fluturojnë. Megjithëse ju kënaq ideja se po blini artikuj pa doganë, shpesh e kaloni limitin e parave që ju lejon buxheti juaj. Hej.al do t’ju udhëzoj se si ti kurseni paratë tuaja duke ju treguar se cilat artikuj që nuk duhet të blini në aeroport.
Wi-Fi
Thjesht thuaj jo pagesës për Wi-Fi në aeroport. “Aeroportet përfitojnë nga fakti se sapo të kaloni ato porta sigurie, ju jeni një “audiencë e robëruar” .
Së pari, Wi-Fi është i ngadalshëm dhe tmerrësisht i shtrenjtë. Emergjencat e zyrës në udhëtim mund të shmangen. Fundja; “udhëtimi ofron ndërprerjen perfekte të detyruar të internetit. Emailet tuaja mund të presin!”
Elektronikë
“Elektronikat e blera në aeroport do t’ju kushtojnë dukshëm më shumë sesa po ti kishit blerë përpara se të hynit aty. Hulumtimet tregojnë se pajisjet elektronike janë mesatarisht, 34 për qind më të shtrenjta në aeroport sesa ato që do blinit online. Dhe ai karikuesi që harruat? Mund të jetë deri në 50 për qind më shumë në aeroport.
Ushqimi
Është gjithmonë një ide e mirë të hani një vakt të bollshëm përpara se të fluturoni për të mos pasur uri në avion. Por çfarëdo që të bëni, mos e blini ushqimin tuaj në aeroport. Është pothuajse universalisht i mbiçmuar, jo shumë i shijshëm, jo shumë i mirë, ose një kombinim i të trejave. Përveç kësaj, shumica e udhëtarëve hanë në aeroport vetëm si një mënyrë për të vrarë kohën, dhe jo sepse në të vërtetë janë të uritur.
Ujë, ose ndonjë gjë për të pirë
Udhëtimi ajror mund t’ju dehidratojë, përveç efekteve të tjera anësore fizike, por udhëtarët me përvojë dinë të mos blejnë ujë në aeroport. Mbani një shishe bosh në çantë. Mbusheni në banjë, shuani etjen. Të paguash dyfishin e shumës për diçka që mund të marrësh falas është një mashtrim total.
Suvenire
Çfarëdo që të bëni, mos blini suvenire në aeroport. Kanë çmime astronomike suveniret në aeroport. Kështu që planifikoni përpara dhe blini suvenire gjatë pushimeve, në vend që të jeni në tranzit.
Monedhë e huaj
Është ndoshta një nga gjërat e fundit që do të mendoni kur planifikoni një udhëtim, por mos i ndërroni paratë tuaja me valutë të huaj në aeroport
“Është e njohur që udhëtarët mbërrijnë të papërgatitur dhe duke pasur parasysh mungesën e konkurrencës midis kabinave të këmbimit valutor në aeroport, ato kabina priren të paguajnë tarifa të larta dhe larg nga kurset më të mira të këmbimit.”
Jastëkët e qafës
Përpara udhëtimit tuaj, sigurohuni që të blini një jastëk për qafën nëse jeni duke shkuar në një fluturim të gjatë. Ato që shesin në aeroport janë super të shtrenjta dhe janë prekur dhe provuar nga shumë udhëtarë që ecin nëpër aeroport.