Divanet në kohët e sotme nuk janë më vendet ku presim miqtë, por janë kthyer në orendi me funksion të ri duke qenë një nga vendet ku pushojmë, flemë, luajmë, ndajmë përvojat, madje edhe punojmë. Këtë rol e luajnë më së miri divanet këndore ose këndët siç i quajmë në gjuhën tonë të përditshme. Ato janë mjedise mikro ku mund të jemi dhe vetëm dhe me familjen po të duam në të njëjtën kohë.
Arsyeja pse divanet po bëhen më këndore është fakti se ata na lejojnë të përdorim hapësira në një dhomë, të cilat zakonisht lihen të pamobiluara Shumë apartamente të ndërtuara vitet e fundit, kanë hapësira të hapura, pa ndarje me mure dhe shpesh ambientet ndahen me një divan këndor
Çfarë ndodh me kuzhinën tonë nëse aty kemi një kënd
Kolltukët në formë këndi bëhen një element i vërtetë arkitekturor brenda shtëpisë, pasi janë një pjesë kyçe e ideve moderne të dhomës së ndenjes. Këndi mund të krijojë hapsira pak a shumë intime brenda një mjedisi të vetëm. Dizjaneri dhe producenti i njohur italian Francesco Binfarè thotë; “Divani është objekti më misterioz midis pjesëve të mobiljeve që popullojnë universin e arkitekturës së brendshme. Është një skulpturë që hyn në shtëpi”.
Për çfarë lloj dhomash janë të përshtatshme divanet këndore?
Një divan këndor mund të vendoset në dhomën e ndenjes, në një hapësirë të hapur për të ndarë dhomën, ose në një korridor më të madh për të mirëpritur mysafirët.
Tradicionalisht, divanet me kënd si dizajnet e qosheve ishin më të përshtatshme për hapësira të mëdha, por sot kjo gjë nuk është e thënë.
Trendi i divanit 1: Jastëkë përforcues
Jastëkët mbështetës datojnë shumë kohë më parë, tradicionalisht u përdoren për të ofruar mbështetje për pjesën e poshtme të shpinës. Me kalimin e viteve jastikët u ulën edhe më shumë duke u kthyer në ndenjëse. Pra shpesh ne shikojmë divanë që edhe mbeshtetësen edhe ndenjësen e kanë njësoj; Ky dizajn fillimisht erdhi nga Azia Juglindore por tani është përkrahur në të gjithë botën.
Trendi 2: divane me shumë drejtime
Përballja me dikë në një divan ka përfshirë gjithmonë një ripozicionim të madh të jastëkut dhe pjesës së ndenjses “Divanet me shumë drejtime”, të 2023 – siç sugjeron edhe emri – fokusohen në shoqërimin dhe bisedën si funksionin e tyre kryesor, dhe rezultati është mrekullisht praktik.
“Bukuria e “divaneve me shumë drejtime” është se ata u lejojnë njerëzve lirinë të bashkohen në çfarëdo mënyre që duan”, thotë Ludovic Aublanc, Drejtor Kreativ i Chaplins në Londër. Ai parashikoi se në vitin 2023 shtëpitë tona do të bëheshin multifunksionale duke qenë njëkohësisht për t’u çlodhur, për t’ë bërë shoqëri me miqtë e po ashtu për të qenë të denja për zyra duke dërguar mailet që na duhen.
“Vitet e fundit ne kemi përjetuar një dëshirë në rritje për zgjidhje fleksibël në shtëpitë tona. Divanet tani jo vetëm që përfaqësojnë një vend të rehatshëm ku mund të shtriheni dhe të pushoni, por edhe një vend joformal për të biseduar dhe një vend për të punuar” thotë Carola Bestetti, CEO e Living Divani. “Zgjidhjet e ndenjëseve 360° janë një revolucion, duke thyer kufizimin tradicional të zgjedhjes së një drejtimi: hapësirat mund të jetohen në liri të plotë, duke eksperimentuar vazhdimisht me përdorime dhe kompozime të reja.”
Trendi 3: Divane me rafte
Është pikërisht viti 2023 në të cilin divanët me rafte bashkëngjitur hyjnë plotësisht dhe të konfirmuar nga dizajnerat. Pikërisht këtë vit nëpërmjet divanit të integruar me rafte i thamë lamtumirë tavolinës së kafesë në favor të një alternative më relaksuese siç është mbështetja anësore me moblije
Dizajnerat mendojnë se divani do të shkojë drejt personalizimit do të minimizohet tavolia dhe do të marrë një rëndësi të re stoli otoman tek këmbët për një shplodhje të plotë.