Faktet janë fakte: Qentë do të lehin. Por të kuptuarit pse qentë ju lehin qenve të tjerë mund t’ju ndihmojë të deshifroni sjelljen e tyre dhe të qetësoni “bisedën”
Ja një fjali me dy fjalë që nuk do të jetë lajm për askënd: Qentë lehin!. Lehja është një sjellje krejtësisht normale që i ndihmon të komunikojnë dhe sinjalizon një gamë të gjerë kuptimesh dhe emocionesh. Është po aq e natyrshme për qentë, sa është fjala për njerëzit. Përveç që njerëzit (kryesisht) e dinë se kur duhet të heshtin. Dhe ndërsa ne mund t’i trajnojmë këlyshët dhe qentë që të ndalojnë së urinuari në shtëpi, t’i shtyjmë ata të ndalojnë lehjen, mund të jetë një sfidë. Mund të jetë veçanërisht e vështirë kur ata lehin ndaj shokëve të tyre me katër këmbë – gjë që shtron pyetjen:
Pse qentë lehin ndaj qenve të tjerë?
1. Sipas trajnerëve të qenve, qentë i lehin njëri-tjetrit për një sërë arsyesh. Por kryesisht, qentë përdorin lehjen si mjetin e tyre kryesor të komunikimit për të shprehur nevojat. Kur qentë lehin ndaj qenve të tjerë, shpesh është një përpjekje për të provokuar një përgjigje. Pra qeni tjetër nuk po ja var.
2. Një qen me zinxhir mund të leh kundrejt qenve të tjerë në përpjekje për t’u përfshirë në lojë. Ai në thelb po thërret qenin tjetër, duke u përpjekur ta bëjë atë të bashkohet në argëtim.
3. Janë në mbrojtje. Nëse shoqëruesi juaj besnik ndjen një kërcënim (të vërtetë ose të imagjinuar) ndaj vetes ose anëtarëve të familjes së tij (njerëz, qen ose tjetër), ai mund të lëshojë një lehje që në thelb thotë: “Largohu mik”.
4. Ata janë agresivë. Në fakt jo. Agresioni bazohet në frikë. Me kalimin e kohës çdo qen krijon modelin e tij përpara të zotit dhe ai duket si agresiv. Në fakt ka gjithmonë frikë,