Në vitin 2024, shtëpitë tona do të dekorohen në një mënyrë më të personalizuar dhe multifunksionale. Kombinime të papritura dhe një përzierje dekadash dhe kulturash reflektohen në këto tendenca të dizajnit të brendshëm të vitit 2024: Dizajn i rrjedhshëm, e kuqja, ngjyra, modele gjeometrike, postera që imitojnë piktura, mobilje multifunksionale dhe maksimalizmi mbi minimalizmin.
DIZAJNI I RRJEDHJES
Sa më shumë ndikime dixhitale të kemi në jetën tonë, aq më shumë duam diçka fizike që zgjon shqisat tona – prandaj përdorimi i sipërfaqeve më të prekshme dhe përdorimi i formave të rrjedhshme do jetë kryefjala e 2024
E KUQE
Pantone (përcaktuesi më i madh i ngjyrave ku më shumë se 10 milionë dizajner dhe prodhues në botë mbështeten në të) mund të ketë shpallur një rozë të frymëzuar nga Barbie si ngjyra e vitit në vitin 2023, por është e kuqja dhe bluja që më së shumti e kemi parë të zërë vend në ambientet tona të brendshme. Sipas ekspertëve e kuqja dhe bluja janë një përparim natyral për 2024 larg ngjyrave neutrale që kemi parë vitet e fundit.
Në vitin 2024, do të shohim nuanca të ndritshme dhe të theksuara të së kuqes që fillojnë si thekse dhe gradualisht do të marrin hapësira më të mëdha në shtëpitë tona.
Pra, guxoni të vini bast për këtë ngjyrë energjike dhe shpresëdhënëse në dizajnin tuaj të brendshëm në 2024!
NGJYRË (shumë ngjyra)
Emëruesi më i madh i përbashkët në tendencat e dizajnit të brendshëm në 2024 është ngjyra. Edhe pse nuancat neutrale janë të pranishme në tendencat e ngjyrave të vitit 2024, harta e ngjyrave është shumë më e pasur në ngjyra se në vitet e mëparshme. E kuqja, roza, nuancat e vjollcës dhe neoni do të ndriçojnë vitin e ardhshëm të dizajnit të brendshëm.
MODELET GJEOMETRIKE
Ne po shohim një shfaqje të modeleve të ndryshme këtë vit, por në pjesën më të madhe janë modelet gjeometrike ato që janë më të dukshme në vitin 2024, të frymëzuara nga modelet e viteve ’60.
POSTERA QË IMITOJNË PIKTURA
Posterët janë një shtesë e shkëlqyer për çdo dhomë, veçanërisht kur thjesht dëshironi të përditësoni një dhomë dhe të shprehni stilin ose historinë tuaj. Çdo vit shohim që posterat ndjekin tendencat e tyre, dhe në vitin 2024, posterat që imitojnë pikturat janë rend i ditës. Ne kemi parë më parë linja arti dhe fotografi që zbukurojnë muret tona, por në 2024 kryesojnë postera elegant, të frymëzuar nga retro, në ngjyrat më të nxehta të vitit.
MOBILJE SHUMË-FUNKSIONALE
Trendi që nuk ndalet kurrë janë mobilje me detaje që përmbushin funksione të shumta. Përshtatja e mobiljeve për nevoja dhe situata të ndryshme jetësore është domosdoshmëri në 2024 për shembull tavolina, e dizenjuar nga suedezi Jesper Ståhl, është tipike e ndërtuar me 14 mentesha që e lejojnë atë të paloset dhe të shpaloset në tre mënyra të ndryshme në varësi të faktit nëse keni nevojë për një tavolinë ngrënieje apo një tavolinë që mund të lihet pas orarit të punës dhe më pas të paloset në një anë.
MAKSIMALIZMI MBI MINIMALIZMIN
Duke pasur parasysh ngjyrat për të cilat kemi folur, modelet lineare dhe një përzierje të papritur të stileve të brendshme, nuk është për t’u habitur që tendenca e fundit në listë është maksimalizmi. Prej vitesh ne kemi kërkuar për stilin e përsosur minimalist, të zhveshur dhe të pastër, por një ndjenjë komode po fillon të na pushtojë. Piktura në mure, shumë tekstile, ngjyra, modele dhe detaje që tregojnë historinë tuaj do të jetë stili juaj Mix and (not) Much
L.C.