Rezervimi i pushimeve tuaja të ëndrrave mund të përfundojë më lirë se sa mendoni. Udhëtimet në listën e Booking shpesh vijnë me një çmim të lartë. Nga fluturimet nëpër botë deri te hotelet e shtrenjta për shumicën e njerëzve, është një mundësi një herë në jetë. Por ka mënyra për të ulur koston e udhëtimit në destinacionet më të vlerësuara në botë. Dhe një pushim në një nga këto vende tashmë mund të jetë më pak i kushtueshëm nga sa e kishit imagjinuar. Këtu janë disa nga pushimet më të lira dhe mënyrat për të kursyer para në rezervimin tuaj.
Ku janë destinacionet më të lira?
(Hagia Sophia/Turqi)
Ekspertët e kredive personale panë koston e përllogaritur të një pushimi shtatë-ditor në 25 nga atraksionet turistike më të vlerësuara në botë.
Ato përfshinin biletën e fluturimet nga vendet e Evropës veriore kryesisht nga Londra, koston e rezervimit të akomodimit mesatar të rekomanduar nga Trivago (faqa më e mire e kërkimit për hotlet) pranë destinacionit turistik, çmimin mesatar të tre vakteve në ditë në pesë restorantet kryesore me çmime mesatare dhe atë që duhet të paguani për hyrjen në destinacionin atraktiv.
Udhëtimi më i përballueshëm me listën e Booking është në: Kalanë e Pragës në Republikën Çeke. Një qëndrim një-javor aty kushton 1040 euro me fluturime, akomodim, ushqim dhe tarifa të përfshira.
Hagia Sophia në Turqi zuri vendin e dytë me 1,140 euro për një pushim shtatë-ditore dhe Petra, Jordani e treta me 1,188 euro. Akropoli i Greqisë me 1,218 euro dhe Borobudur në Indonezi me një çmim prej 1,392 euro përfundon pesë destinacionet më të lira të listës së Booking.
Një përmendje e veçantë shkon për numrin gjashtë në listë, Taj Mahal në Indi. Një javë këtu do t’ju kushtojë 1,447 € – më pak se çmimi i një qëndrimi shtatë ditor në Paris pranë Kullës Eiffel, e cila kushton 2,180 €, sipas hulumtimit.
Ku janë destinacionet më të shtrenjta të listës së Booking?
(Great Barrier Reef/Australi)
Për evropianët, udhëtimi nëpër botë për pushimet e ëndërrave, siç mund ta prisni, kushton shumë më tepër.
Destinacioni më i shtrenjtë i listës së booking në listë ishte Great Barrier Reef i Australisë, ku vetëm fluturimet nga Londra shkojnë 2,317 €. Akomodimi në ishullin Hamilton shton edhe 3,230 € të tjera. Çmimi total për një javë arriti në 6,143 €.
Destinacioni tjetër më i shtrenjtë, Empire State Building në Nju Jork, SHBA ishte pak më shumë se gjysma e çmimit me një qëndrim një-javor që kushtonte mesatarisht 3,336 €.
Mali Fuji, Japoni ishte i radhës në listë me një qëndrim një-javor pranë majës më të lartë dhe shkon në 2795 €.
Si të ulni koston e pushimeve tuaja të ëndrrave
Ekspertët e kredive personale kanë gjithashtu disa këshilla se si të shfrytëzoni sa më shumë buxhetin tuaj kur rezervoni një nga këto destinacione të ëndrrave.
Udhëtimi në një ditë “antisociale” si nata e Vitit të Ri mund t’ju kursejë para në fluturime. Gjatë periudhave të njohura si pushimet e shkollës, udhëtimi shpesh është shumë më i shtrenjtë, kështu që zgjidhni një ditë kur më pak njerëz ka të ngjarë të udhëtojnë.
Të Martën, të Mërkurën dhe të Shtunën janë gjithashtu disa nga ditët më pak të njohura për të fluturuar, kështu që planifikimi i orarit tuaj në këto ditë mund t’ju sjellë fluturime më të lira.
Buxhetimi për një udhëtim të madh padyshim do të thotë të shikosh koston e udhëtimit dhe akomodimit, por kujdes edhe për tarifat e fshehura. Një udhëtim në një ishull të largët për shembull, ka të ngjarë të përfshijë një tarifë transferimi nga aeroporti që mund të mos përfshihet në çmimin e deklaruar. Mund të shtohen edhe kosto të tjera si rinovimi i pasaportave, sigurimi i udhëtimit, tarifat e roaming-ut të telefonave celularë dhe aplikimet për viza
Nëse nuk keni një datë ose hotel të caktuar në mendje, atëherë mbani një sy për shitjet dhe ofertat. Ju mund të jeni në gjendje të bëni një udhëtim ëndrrash që më parë ishte jashtë buxhetit tuaj të shpenzimeve për shumë më pak. Regjistrohuni në faqet e agjencive turistike dhe monitoroni kanalet e mediave të tyre sociale për të zbuluar se kur kompanitë e udhëtimit kanë oferta të minutës së fundit.
Dhe këshilla përfundimtare mund të duket paksa kundër-intuitive, por mos kurseni në pagesat e tjera kur rezervoni. Pra nëse kur prisni biletën gjeni dhe një ofertë të lirë për ju që përfshin akomodimin, që përfshin ushqimin ose pagesën e parkimit në aeroport, mund të jetë më mirë ti paguani kur rezervoni fluturimet se sa ti bëni ato kur mbërrini atje.L.C.