Për këtë sallatë të them të drejtën kam shkuar deri në Azi. Jo se tonat nuk janë të mira, por se shija e salcave dhe prekja aziatike i bën ushqimet (duhet ta pranoj) më të lehta. Hudhrat, qepa, orizi, baza e shumë ushqimeve atje më duken se e kanë kapërcyer fantazinë pasi gatuhen në dhjetra mënyra. Nejse unë po ju tregoj këtë sallatë që personalisht e kam të preferuar
Kastravecat e grira dhe të kripura përbëjnë bazën e sallatave freskuese të verës në shumë pjesë të Azisë, qofshin të spërkatura me uthull orizi dhe salcë soje apo me piper pikantë natyrisht djegës dhe kikirikë. Versioni që po ju tregoj unë kombinon kastravecat e grira me avokado për të bërë një trajtë kremi, së bashku me karkaleca me kripë të zier me vaj susami. E servirur me oriz ose bukë, bën një vakt të lehtë veror, por në Azi e përdorin edhe si një pjatë që serviret perpara mishit.
Përbërësit
Për 4 racione nevoiten:
• 1 kile kastraveca
• ¼ lugë çaji kripë
• ¼ lugë çaji sheqer
• 2 lugë salcë soje
• 1½ lugë vaj ulliri
• 3 lugë çaji vaj susami
• 1 lugë çaji piper, spec djegës më shumë për shije
• 1 kile karkaleca të mëdha, të qëruara.
• 2 avokado të mëdha
• 2 lugë gjelle uthull të bardhë, më shumë për shije
• 2 kokrra qepë, të prera hollë
• 2 lugë çaji fara susami të bardhë të thekur, për zbukurim (opsionale)
• ¼ filxhan koriander ose majdanos i copëtuar, për zbukurim
Udhëzues për zëvendësimin e përbërësve
Përgatitja
1. Hapi 1
Pritini kastravecat në mënyrë tërthore në copa. Pritini secilën pjesë në gjysmë për së gjati. Pastaj çajini me thikë vende vende pasi i ndihmon të thithin salcën.
2. Hapi 2
Shtoni kastravecin në një kullesë dhe hidhni kripë dhe sheqer. Lërini të qëndrojnë për 15 deri në 30 minuta, ose derisa copat të kenë lëshuar lagështinë e tyre.
3. Hapi 3
Ndërkohë, në një tas mesatar, përzieni së bashku 1 lugë gjelle salcë soje, vaj ulliri, 2 lugë çaji vaj susami dhe specin chili. Lerini mënjanë.
4. Hapi 4
Gatuani karkalecat: Në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare, përzjeni karkalecat me 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle salcë soje të mbetur dhe 1 lugë çaji vaj susami. Mbulojeni tiganin dhe lërini karkalecat të ziejnë me avull derisa të marrin ngjyrë rozë 3 deri në 4 minuta. Shtoni më shumë ujë, 1 lugë gjelle çdo herë, nëse tigani duket i thatë. Përdorni një lugë të prerë për t’i transferuar karkalecat në tasin me salcën dhe hidhini.
5. Hapi 5
Pritini dhe qëroni avokadot. Shtoni në një tas të madh dhe hidhiniuthullën derisa të njomen mirë. Shtoni kastravecat e kulluar duke i hedhur butësisht për t’u bashkuar.
6. Hapi 6
Në përzierjen e kastravecit dhe avokados shtoni karkalecat dhe të gjithë salcën e tij dhe qepët. Përziejini butësisht derisa të kombinohen dhe avokado të fillojë të shpërbëhet dhe të duket kremoze, por disa copa do të mbeten ende të paprekura. Shtoni më shumë uthull dhe kripë, nëse është e nevojshme. Dekoroni me farat e susamit dhe cilantro.
L.C.