Sado joshëse që mund të jetë, kur një dolli bëhet në qarqe formale, ose në “shoqëri të sjellshme”, gotat ngrihen gjithmonë për një dolli, por asnjëherë nuk kumbohen.
Tradita e prekjes apo kërcitjes së gotave e ka zanafillën shekuj më parë. Dikur ky gjest për shtresën e lartë nuk ka qenë i lejueshëm. Aristokratët e dikurshm i ruheshin helmimit me verë dhe e evitonin kërcitjen e gotës. Duke kërcitur gotën e tjetrit, kishte mundësi që një pjesë e lëngut të derdhej në gotën e tij. Por nga ana tjetër kërcitja e gotës ishte dhe shenjë besimi. Nëse dy aristokratë e kërcisnin gotën me njëri-jtejtrin, kjo do të thoshte se ata kishin besim. E kjo ishte një provë për të vërtetuar se nuk kishte helm! Pra, në thelb, kërcitja ishte një kod komunikimi përtej etiketave. Në fillim të shekullit të 20-të, kërcitja e gotave filloi të interpretohej si një traditë e klasës punëtore dhe kështu u braktis nga ata me sjellje më të rafinuara.
Dhe sot në sjelljet e pëlqyeshme nuk rekomandohet. Tringëllima është në fakt etiketë e dobët, sipas Modern Elegance, megjithatë mund të jetë po aq fyese të shmangësh gotën e dikujt që ka ngritur një gotë për të takuar tuajën. Pra, beni gezuar nëse dëshironi, por kini parasysh se nuk praktikohet, as falet, në rrethe të caktuara. Pavarësisht nëse i kërcitni apo jo, lëvizja më e rëndësishme që mund të bëni është të bëni kontakt me sy dhe t’u buzëqeshni të ftuarve dhe mikpritësve të tjerë. Basti më i sigurt për çdo situatë sociale është të pasqyroni sjelljen e mikpritësit dhe t’i tundni gjithmonë gotat me kujdes.L.C.Hej.al