Vonesat dhe anulimet e fluturimeve janë pashmangshmëri fatkeqe, veçanërisht në verë. Ja si t ja bëni.
Përgatituni para se të shkoni
Si fillim lexoni mes tekstit me kujdes dhe ato shkronjat e imta në biletë që mezi duken. Disa të drejta të pasagjerit linjat i shkruajnë aty. Shkarkoni aplikacionin e linjës ajrore, i cili shpesh tregon vendndodhjen e një avioni dhe gjithashtu poston përditësime në kohë për statusin e fluturimit ose ndryshimet e portës (gate) nga do të hyni. Përditësimet mund të shfaqen aty përpara se të shfaqen diku tjetër. Ditën e fluturimit tuaj, ju gjithashtu mund të skanoni Flight-Aware, një shërbim i gjurmimit të fluturimeve i aksesueshëm nga aplikacioni dhe websajti, për të kuptuar vonesat dhe anulimet nëpër aeroportet kryesore. Mund t’ju ndihmojë të dini se nëse linja juaj operon një fluturim në emër të një tjetri ose aleanca të tjera. Shumica e linjave ajrore kanë gjithashtu marrëdhënie të njohura si marrëveshje ndërlinje që u lejojnë atyre të transferojnë pasagjerë në fluturime në avionë të tjerë. Ky informacion nuk është gjithmonë i disponueshëm në internet; ekspertët sugjerojnë të telefononi shërbimin ndaj klientit të linjës tuaj ajrore për më shumë udhëzime. Mbani një sy edhe tek moti. Kini parasysh se nëse keni një biletë me një linjë ajrore me kosto të ulët ka shumë të ngjarë që të mos keni fat në shkëmbimin e fluturimit: Ata në përgjithësi nuk rezervojnë në asnjë kompani tjetër pasi linja e fluturimit nuk e ka këtë obsion.
Shkoni më thellë se paneli i kontrollit
Paneli i anulimit dhe vonesës së linjës ajrore të Departamentit të Transportit është një burim i dobishëm që përshkruan se çfarë u ofrohet pasagjerëve në rast vonesash. A e dini që nese fluturimi anulohet për arsye që janë nën kontrollin e transportuesit, si p.sh. personeli i pamjaftueshëm, dhe ju ridrejtoheni në një fluturim që niset të nesërmen, ju keni të drejtën për një kupon për ushqim, një hotel partner aty pranë dhe transport?. Nëse hoteli që ju ka gjetur linja ajroren nuk plotëson kushtet, linja ajrore është e detyruar t‘ju japi paratë e fjetjes për “kosto të arsyeshme hoteli” dhe ju mund të gjeni vetë një hotel tjetër. Kjo është një e drejtë e pasagjerit megjithëse nuk ka asgjë në faqen e shërbimit të klientit të linjave ajrore që tregon se faturat e ushqimit apo dhe faturat e taksive do të rimbursohen.
Nëse një vonesë ose anulim është faji i linjës ajrore, shumica e operatorëve kryesorë mund t’ju ri-rezervojnë gjithashtu në një linjë tjetër ajrore. Kërkojeni këtë të drejtë!. Në disa shtete nëse fluturimi juaj anulohet, për çfarëdo arsye, linjat ajrore ose duhet t’ju rezervojnë në një fluturim tjetër, ose t’ju japin një rimbursim të menjëhershëm. Pra kanë për detyrë tju kthejnë paratë. Kërkojeni nëse doni!.
Nëse pritja apo vonesa i kalon 3 orë keni të drejtë të kërkoni ushqim, e nëse kjo pritje është natën keni të drejtë të kërkoni hotel dhe transport për në hotel. Marrja e asaj që ju takon mund të jetë një sfidë kur qindra pasagjerë janë në rresht dhe presin për një përfaqësues të shërbimit ndaj klientit në telefon e kjo mund të zgjasë me orë të tëra. Ky është momenti kur të qenit strategjik mund të bëjë një ndryshim.
Mos kërkoni ndihmë në portë (gate), ku do të jenë edhe shumë pasagjerë të tjerë. Kërkoni tavolinën e shërbimit të linjës ajrore. Kur të jeni përballë me përfaqësuesin e shërbimit ndaj klientit, përgatituni me kërkesën specifike për rezultatin që dëshironi. Pra ju kërkoni të ripërdorni fluturimin me një linjë ajrore partnere, ose duke u nisur nga një aeroport i ndryshëm nga ai që mund të jeni të bllokuar. Mos pyesni se cilat janë opsionet tuaja!. Nëse një marrëveshje alternative fluturimi nuk ju çon atje ku duhet të jeni ose kur duhet të jeni atje, kërkoni diçka më të mirë. Dhe përmendni nëse jeni një fluturues i shpeshtë, ose keni një angazhim jo fleksibël si një martesë apo një konferencë pune.
Vetëm Bëje
Pasagjerët gjithashtu mund t’i marrin gjërat në duart e tyre, nëse bëhet fjalë për rezervimin e një hoteli apo një fluturimi të ri. Mund të mos pranoni atë që ofron firma. Sidoqoftë, ekziston një rrezik që një linjë ajrore të mos e paguajë faturën. Ju gjithashtu duhet të jeni 100 për qind i sigurt se jeni në të drejtë dhe linja ju detyrohet rimbursimin. Të armatosur me informacion, bëni avokatin më të mirë për veten tuaj. (Por me të vërtetë, me të vërtetë, duhet të lexoni shkronjat e imta tek blieta nëse ka, apo tek faqa e internetit të kompanisë. Aty mes rreshtash mnund të ketë të shprehur obsione për të drejtat).
Në vendet e Bashkimit Evropian, anulimet e fluturimeve ose vonesat e gjata mund t’u japin pasagjerëve të drejtën për rimbursim ose një fluturim zëvendësues. Mund të ketë gjithashtu kompensim deri në 600 euro, bazuar në faktorë të tillë si; sa kohë keni pritur, sa njoftim ju është dhënë për një ndryshim orari, distancën e fluturimit dhe shkakun e vonesës ose anulimit. Rregulli mbulon të gjithë pasagjerët, pavarësisht nga kombësia, dhe fluturimet dalëse nga dhe brenda Bashkimit Evropian. Çdo kompensim ose ndihmë e ofruar nga linjat ajrore varet dhe nga arsyeja e anulimit. Moti është shkaku kryesor i vonesave këtë vit dhe këto lloj vonesa janë “fatkeqësia e çdo udhëtari ajror”. Mund të jetë e padrejtë por në rast se arsyeja e vonesës është moti, linja ajrore nuk mbulon vaktet ose akomodimin.Hej.al