(Gaetano Pesce sot 83 vjeç në divanin e tij Tramonto a New York (dizenjuar në 1980; riprodhuar në 2022 , fotografuar në qytetin e Nju Jorkut më 10 janar 2023)
Mario Bellini, Gaetano Pesce dhe Tobia Scarpa, do të mbahen mend në botën e dizajnit si 3 krijues që transformuan “peizazhin” e mobiljeve në mbarë botën. Sot janë në të 80-tat e tyre por krijimet ikonike janë më të njohura se kurrë më parë.
Një shekull pasi divani të rishpikej ai është ende qendra e shtëpisë. Në krahasim me shtretërit dhe karriget në shekullin e 20-të, divanët ishin dhe mbetën krijimet më të qendrueshme. Ndryshimet sociale që u përshpejtuan në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 70, duke përfshirë shpikjen e televizionit bënë që familjet të kishin një mënyrë jetese. Vitet 1970 ishin për botën e stilit dhe jo vetëm, “një epokë e artë e relaksimit”. Më pas gjërat ndryshuan…
Mario Bellini sot 88 vjeç në divanin e tij “Camaleonda” 29 nëntor 2022 (dizenjuar në 1970; riprodhuar në 2020)
Pas vitit 1995 me shpikjen e laptopit telefonit, elektronikës në përgjithësi jeta u bë më e shpejtë. Punët e njerëzve u bënë hibride e rrjedhimisht kjo ndikoi dhe në botën e dizajnit. Nëse do të flasim për vitet e fundit, me ardhjen e karantinës, edhe koncepti për interierët bashkëkohorë ndryshoi, duke frymëzuar përdorimin e kthesave të buta, mobiljet u bënë të ulta shumë afër tokës. Dizajnerët donin tu venin pas bisedave të qeta të kafenesë apo koktejlit. Megjithatë 3 janë divanët që kanë një popullaritet të pandërprerë dhe që frymëzojnë ende botën e arredimit dhe të arkitektëve. Janë 3 divanët e prodhuar nga 3 dizajner italian Mario Bellini, Gaetano Pesce dhe Tobia Scarpa. Asnjë vend nuk ka pasur influencë kaq të madhe në botën e sotme se sa retro-living i dizajnerave italian.
(Tobia Scarpa sot 88 vjeç në divanin Soriana në 5 Dhjetor 2022 (dizenjuar nga ai dhe gruaja e tij, Afra, në 1969; riprodhuar në 2021)
Sot divanët e tyre origjinal ndodhen në Muzeun e Artit Modern të Nju York-ut i cili mblodhi mbi 180 objekte të tilla të gjatë dekadës së mëparshme. Tre kolltukët ose siç i themi ne divanët ikonë janë “Soriana”, i prodhuar dhe dizenjuar në 1969, Camaleonda (1970) dhe Tramonto a New York (1980). Kryeveprat e 3 italianëve janë aq të kërkuara nga koleksionistët dhe dizajnerët e brendshëm saqë secili prej modeleve është riprodhuar shumë herë nga prodhuesi i tij (për të mos përmendur kopjet me bollëk në të gjith botën)
Soriana, e përbërë nga një ndenjëse e trashë eliptike me shkumë dhe mbrapa, e mbështjellë me një shtresë bujare pëlhure të rrudhur delikate, të siguruar me një kllapa kromi me shkëlqim, ishte një reagim ndaj formave gjeometrike të palëkundura të mobiljeve moderne të mes-shekullit: “Duhej të ishte mjaft komode për njerëzit. për t’u ulur dhe për t’u çlodhur” thotë Tobia Scarpa, 88 vjeç.
Camaleonda, një seri pafundësisht e ri-rregullueshme e moduleve me tufa, ofroi shkathtësi të paparë në atë kohë, duke u kujdesur për “nevojat e një shoqërie që po ndryshonte me shpejtësi“. Kështu e ka shpjeguar vetë Bellini sot 88 vjeç.
Tramonto a New York – një përzierje jastëkësh kubikë që së bashku sugjerojnë një varg “rrokaqiejsh”, të kurorëzuar me një mbështetëse shpine gati 4 metra të gjerë në formën dhe ngjyrën e një dielli që perëndon – ishte menduar si një haraç për Manhatanin në fund të një epokë e trazuar për qytetin. “Dizajni nuk është vetëm një objekt praktik,” thotë Pesce sot 83 vjeç, duke shpjeguar se e ardhmja është “dizajn me një kuptim“.
L.C.Hej.al