Kjo recetë është aq e lehtë saqë mund ta bëni pjesë të ditës. “Petulla” bazë bëhet me vezë, mjell, qumësht. E shikoni sa e thjeshtë? Sa për miellin mund të eksperimentoni me ç’të keni në shtëpi. Gjithashtu mund të shtoni fruta në përzierje. Pjesa më e gjatë e Pancakes është gatimi në tigan. Por dhe kjo kohë është në të vërtetë aq e shkurtër sa do ju duket një çast. Konsiderojeni ushqim komod të përditshëm. Gatuajini disa herë dhe mund të bëhen pjesë e rutinës
Përbërësit për 4 deri në 6 racione
2 gota miell
2 lugë çaji fryrës
¼ lugë çaji kripë
1 lugë gjelle sheqer, sipas dëshirës
2 vezë
1½ deri në 2 gota qumësht
2 lugë gjalpë të shkrirë dhe të jetë i ftohur plus gjalpë të pashkrirë për gatim, ose përdorni vaj neutral
Hapi 1
Ngrohni një tigan të madh nw nxehtësinë mesatare-të ulët. Në një tas, përzieni së bashku përbërësit. Rrihni vezët në 1½ filxhan qumësht, më pas përzieni 2 lugë gjalpë të ftohur të shkrirë. Butësisht përziejeni aq sa të njomet mielli; mos u shqetësoni për disa gunga. Nëse brumi duket i trashë, shtoni pak qumësht.
Hapi 2
Vendosni një lugë çaji ose 2, gjalpë ose vaj në tigan. Kur shkuma e gjalpit ulet ose vaji shkëlqen, hidheni brumin në tigan, duke bërë petulla të çdo madhësie që dëshironi. Rregulloni nxehtësinë sipas nevojës; zakonisht, grupi i parë do të kërkojë nxehtësi më të lartë se grupet e mëvonshme. Kthejini petullat pasi flluska të dalin në sipërfaqe dhe fundi merr ngjyrë kafe, pas 2 deri në 4 minuta.
Hapi 3
Gatuani derisa ana e dytë të skuqet lehtë..