Nëse ka dy ingredientë që bashkohen mirë me njëri tjetrin, kanë veti kuruese dhe janë antioksidantë të fuqishëm ata janë xhinxheri me mangon. Vini nga një darkë e rëndë? Është pikërisht momenti të pijni në mëngjes këtë pije. Koha që do tju marrë përgatitja është vetëm 5 minuta.
Përbërësit për dy gota ose dy racione
1 filxhan lëng portokalli
½ mango e madhe
1¼ lugë çaji xhinxher
4 kube akulli
Opsionale: ½ banane e pjekur
Përgatitja
Hapi 1
Kombinoni lëngun e portokallit, mangon, lëngun e xhinxherit dhe kubat e akullit në një blender. Përziejini derisa të bëhet i shkumëzuar dhe i lëmuar. Nëse dëshironi një pije më të trashë, shtoni bananen. Shërbejeni menjëherë për shijen më të mirë.
Këshillë/ Për të bërë lëngun e xhinxherit, grini rreth 2 lugë çaji. Vendoseni në një copë napë. Mblidhni së bashku skajet e napës, mbajeni mbi një tas dhe rrotullojeni që të shtrydhni lëngun.