Sallata me shalqi më ka çuditur kur e kam provuar për herë të parë. Djathi feta dhe shalqiri janë dy produkte mesdhetare dhe unë (por dhe ju) jemi rritur me to. Shalqi me djath kemi ngrënë shumë herë në fëmijërinë tonë. Mirëpo kjo sallatë më dha një shije që nuk e kisha provuar më parë. Hyn padyshim tek gjërat e thjeshta dhe unike. Nuk e gjen këtë sallatë në kuzhinën skandinave, gjermane apo atë amerikane. Natyrisht francezët janë ata që bukën me shalqi dhe djathë e kanë çuar në këtë nivel shijeje të përsosur.
Shalqiri i ëmbël, djathi i kripur dhe borziloku aromatik arrijnë kulmin e tyre kur lyhen me uthull të bardhë balsamike dhe me vaj ulliri. Në vend që të jetë e lartë, kjo sallatë është e gjerë – prandaj përdorni një pjatë të madhe që paraqitja të mos jetë dramatike. Kujdes! Shalqiri me uthull nuk e mban mirë strukturën e tij të freskët dhe me lëng, prandaj sigurohuni që ta hani në çast, sapo ti keni hedhur gjethen e fundit të borzilokut.
Përbërësit për 4 racione
2 kilogramë shalqi pa fara (pa lëkura), i prerë hollë në copa të mëdha e të parregullta
2 lugë uthull balsamike të bardhë ose të kuqe
Kripë
1 qepë e prerë si në sallatat greke rrethoree(6 ons) bllok feta greke, e prerë hollë në copa të mëdha dhe të parregullta
3 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
Piper i zi i sapo bluar
Gjethe borziloku të grisura lehtë me dorë. (kujdes jo të shqyera)ri t nga
Përgatitja
Hapi 1
Në një pjatë të madhe rregulloni shalqinin dhe lyeni me uthull. Hidhini kripë.
Hapi 2
E rregullojmë djathin feta sipër shalqinit dhe e lyejmë me vaj ulliri, më pas piper.
Hapi 3
Hidhni gjethet e borzilokut mbi shalqirin dhe djathin feta. Shërbejeni menjëherë.
A.A.Hej.al