Marrja e kremit kundër diellit çdo ditë, është një këshillë që ka mbushur ekranete tv, tik-tok, instagram, fb. Aata që rekomandojnë kremërat e diellit janë shumë, influencuesit, industria, shkencëtarët, etj. Për shumë studiues tingëllon si një këshillë shëndetësore pa mend, për disa të tjerë e kundërta. Përdorimi i rregullt i kremrave kundër diellit në fakt zvogëlon rrezikun e kancereve të lëkurës potencialisht vdekjeprurëse si melanoma, apo dhe shenjat e dukshme të plakjes së lëkurës. Akademia Amerikane e Dermatologjisë e shpreh pozicionin e saj në mënyrë të qartë: Të gjithë duhet të mbajnë krem kundër diellit kur dalin jashtë. Por kjo është njëra anë.
Ka pasur një kundërshtim në rritje ndaj kësaj ideje vitet e fundit, kryesisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me rreziqet shëndetësore që lidhen me kimikatet në shumë kremra të njohura kundër diellit.
Pse ka skepticizëm për kremrat kundër diellit?
Ekzistojnë dy lloje kryesore të kremrave kundër diellit: ato me formula kimike dhe kremërat me formula minerale. Të parët përdorin filtra organikë për të thithur rrezet UV potencialisht të dëmshme. Filtrat kryesor të tyre janë oksibenzoni, oktinoksati, avobenzoni, homosalati dhe oktokrileni. Ndërkohë, formulat minerale krijojnë një pengesë fizike kundër rrezeve të diellit, duke përdorur filtra inorganikë si zinku dhe dioksidi i titanit. Pjesa më e madhe e shqetësimit për kremrat e diellit përqendrohet në formulat kimike.
Në vitin 2019, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e vuri industrinë e kremërave të diellit në pozitë të vështirë. Ajo kërkoi zyrtarisht të dhëna shtesë për sigurinë nga prodhuesit e kremrave të diellit. Në atë kohë, agjencia doli me një deklaratë zyrtare dhe tha se: oksidi i zinkut dhe dioksidi i titanit (qe ne i lexojmë shpesh në etiketa) duhet të njihen “në përgjithësi si të sigurt dhe efektiv”, ndërsa PABA dhe trolamina salicilate, dy filtra kimikë më pak të përdorur, jo. Për filtrat e tjerë Agjencia tha se nuk kishte prova të qarta për të përcaktuar nëse mund të konsideroheshin të sigurt dhe efektiv. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që filtrat e tjerë kimikë janë të pasigurt, vetëm se rregullatorët donin më shumë të dhëna rreth tyre..
Kërkesa e Agjencisë në Amerikë shkaktoi një furtunë të vërtetë me tituj në media dhe reagime rreth rreziqeve të mundshme të kremrave të zakonshëm të diellit. Më pas, në 2019 dhe 2020, studiuesit e FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit) publikuan dy studime që arritën në të njëjtin përfundim: Kimikatet e zakonshme të kremrave të diellit, duke përfshirë oxybenzone, mund të kalojnë përmes lëkurës dhe në qarkullimin e gjakut. Ky zbulim ndezi gjithashtu alarmin tek disa konsumatorë, edhe pse studiuesit i inkurajuan njerëzit të vazhdonin të mbanin krem kundër diellit.
Duke i shtuar benzinë zjarrit, një laborator i pavarur në vitin 2021 benzenin kancerogjen në shumë produkte për kujdesin ndaj diellit dhe markat e mëdha, përfshirë Coppertone në Amerikë tërhoqën menjëherë nga tregu produktet e tyre pa shumë polemikë. Në të njëjtin vit, Hawai filloi të zbatonte një ligj mbi ndalimin e shitjeve për kremrat e diellit që përmbajnë oksibenzon dhe oktinoksat, duke përmendur si arsye dëmtimin e shkëmbinjve koralorë. Lokalitete të tjera kanë miratuar politika të ngjashme, duke ngritur shqetësimin për efektet mjedisore dhe fiziologjike të kremrave të diellit.
A janë të ligjshme shqetësimet për kremin kundër diellit?
Studiuesit kanë zbuluar se përdorimi i shpeshtë i kremrave të diellit lidhet me nivele më të larta të oksibenzonës në urinë. Por studimet nuk kanë vërtetuar konkretisht se thithja e filtrave UV është e rrezikshme për njerëzit.
“Pyetja është, sa rëndësi ka kjo në të vërtetë? Çfarë do të thotë për shendetin? Dr. Victoria Werth, një dermatologe në Penn Medicine, e cila është gjithashtu e çertifikuar nga bordi në mjekësinë e brendshme i përgjiget kësaj pyetjete duke thënë: “Vetëm se mund ta matni dhe urina e përmban, nuk do të thotë se është problem”.
Ka disa sinjale shqetësuese në fakt. Disa studime kanë gjetur lidhje midis kimikateve të kremit të diellit, përkatësisht oxybenzone, dhe ndryshimeve në funksionin hormonal, veshkave, riprodhimit. Kërkuesit e kafshëve kanë ngritur pyetjen nëse oksibenzona mund të rrisë rrezikun e kancerit.
“Është vështirë ta thuash: “A do të ndodhte vërtet kjo gjë dhe në trupin e njeriut?”, thotë Dr. Archana Sadhu, një endokrinologe në Spitalin Metodist të Houston. Hulumtimi i kafshëve dhe laboratori nuk përkthehet gjithmonë në kushte të jetës reale. Trupi i kafshëve funksionon ndryshe nga ai i njerëzve dhe njerëzit e vërtetë mund të mos përdorin krem kundër diellit në doza, ose frekuenca të krahasueshme me ato në studimet laboratorike. (Shkencëtarët evropianë, megjithatë, kanë rekomanduar kufizimin e përqendrimeve të oksibenzonës dhe homosalatit në nivele nën normat e lejueshme në Amerikë)
Në mënyrë të ngjashme, shumica e hulumtimeve mbi kremrat e diellit dhe dëmtimet e koraleve kanë ndodhur në laborator dhe jo në kushte të botës reale, megjithatë kjo nuk ndaloi që studiuesit të shqetësohen e të kenë dilemën nëse kremi kundër diellit në të vërtetë po dëmton jetën e oqeanit, ndaj ata kanë kërkuar ndalimin e e disa formulave.
A duhet të mbajmë ende krem kundër diellit?
FDA, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe shumë shoqata mjekësore rekomandojnë të gjithë përdorimin e kremrave kundër diellit. Vlerësohet se një në pesë njerëz në SHBA do të zhvillojnë kancer të lëkurës gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 7000 njerëz në SHBA vdesin nga melanoma çdo vit. Kremi kundër diellit mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre rezultateve.
Në fund të fundit, për një pjesë të studiuesve shumica e njerëzve janë më mirë të korrin atë përfitim të njohur, në vend që të heqin dorë nga kremi kundër diellit për shkak të rreziqeve të paqarta. Plus, sipas tyre njerëzit janë të ekspozuar ndaj kimikateve potencialisht të dëmshme vazhdimisht, qoftë në produktet e bukurisë, plastikës, ushqimin dhe ujin, apo mjedisit. “Nuk është sikur po e bëni këtë ndryshim dhe papritur e keni bërë rrezikun tuaj zero” .
Mjekët shpesh rekomandojnë produkte me bazë minerale për njerëzit që janë të shqetësuar për sigurinë e mbrojtjes nga dielli. Ka disa prova jo bindëse nëse grimcat e dioksidit të titanit mund të absorbohen në trup, ose të shkaktojnë probleme shëndetësore, por kremrat e diellit mineral përgjithësisht konsiderohen më pak të rrezikshëm sesa produktet me bazë kimike.
Grupi i Punës Mjedisor (EWG) i mbikëqyrësit të konsumatorit vlerëson sigurinë dhe efikasitetin e formulave të kremrave kundër diellit dhe “shumica dërrmuese” e produkteve që marrin rezultatet më të mira janë formula minerale. Që nga viti i kaluar, EWG ka gjurmuar një rënie prej 50% në numrin e kremrave të diellit jo-mineralë që përdorin oxybenzone.
Zh.A Hej.al