Jo vetëm Vogue po ribashkon supermodelet në kopertinë. Victoria‘s Secret synon të risjellë ëngjëjt e saj për të ngacmuar botën e modës në një rikthim të zhurmshëm. Marka e të brendshmeve, shpreson të risjellë jehonën e spektaklit që ajo di të bëj pas vitesh të trazuara, duke rekrutuar imazhet e saj të famshme të njohura më parë si Engjëjt e Victoria’s Secret. Supermodelet Gisele Bündchen, Naomi Campbell, Adriana Lima dhe Candice Swanepoel do të jenë së bashku në një fushatë të re. Marka e të brendshmeve që do të lançohet së shpejti quhet “Icon”. Rikthimit të supermodeleve për fushatën “Icon” do t ju bashkohen edhe modelet më të reja Adut Akech, Hailey Bieber, Paloma Elsesser, Sui He dhe Emily Ratajkoëski të cilat do të jenë pjesë e kastit të yjeve.
Foto e fushatës, janë realizuar nga fotografi suedez i modës Mikael Jansson dhe janë një përzierje foto bardh e zi dhe me ngjyra. Victoria’s Secret anuloi më parë shfaqjen e modës në 2019 pas 24 vitesh, mes shikueshmërisë historikisht të ulët dhe reagimeve që pasuan për komentet e bëra nga Ed Razek, ish-shefi i marketingut të kompanisë mëmë L Brands, në lidhje me përjashtimin e modeleve trans.Vitoria ‘s Secret është kritikuar vazhdimisht për identitetin e markës me modele shumë të dobëta por së fundmi ajo ka ofruar përmasa gjithëpërfshirëse dhe përfaqësim të larmishëm në pasarelë.
L.C.Hej.al