Edhe ylli i Hollywood-it Gwyneth Paltrow ka ofruar shtëpinë e saj në Airbnb. Po po. Rezidenca e Paltrow në Montecito në Kaliforni është e disponueshme për tu prenotuar në rrjetin më të madh në botë të shtëpive me qira Airbnb.
Bashkëpunimi i aktores me Airbnb ka qëllim të japë një mesazh për vetminë në botë. Rezidenca në Montecito është shtëpia e saj e ëndërrave dhe të ftuarit do jenë vetëm dy. Prenotimi? Një natë.
Rezidenca është e dekoruar me një oxhak druri, tavane të larta, divane të bardha, një pishinë të qetë dhe tarracë, plus një banjë mermeri të pajisur me produktet e preferuara të bukurisë së Paltrow. Pjesa më e mire? I gjithë qëndrimi është plotësisht falas.
“Vetmia është një gjendje njerëzore, por vitet e fundit, rritja e izolimit dhe mungesa e komunitetit e kanë bërë jetën tonë edhe më të fragmentuar,” tha Paltrow, duke treguar kështu arsyen e kësaj nisme.
Në prezantimin e parë video, aktorja dhe sipërmarrësja e mirëqenies e përshkruan shtëpinë bregdetare në Santa Barbara si “strehën e saj për pushim dhe qartësi mendore“. Shtëpia ndodhet mes bukurish natyrore dhe ka shumë destinacione përrreth për tu eksploruar nga të ftuarit.
Paltrow ka organizuar për mysafirët e saj të panjohur një seancë meditimi një ditë spa, si dhe vakte me ushqime të shëndetshme.
“Unë do të jem atje për t’ju përshëndetur pas mbërritjes tuaj dhe për t’u siguruar që tju plotësohen të gjitha nevojat për një qëndrim të rehatshëm”, thotë ajo në videon shpjeguese në llogarinë e saj në instagram. Në mbrëmje mysafirët që do të arrijnë të prenotojnë shtëpinë e saj me Airbnb do të jenë të ftuarit e Gwineth dhe bashkëshortit Brad Falchuk. Verën e zgjedhin të ftuarit. Rezervimi nis në 15 Gusht dhe dita e prenotimit është 9 Shtatori.