(Naomi Campbell 2023 Met Gala)
Sari i lashtë indian po kalon momentin e tij të lavdisë në botën perëndimore. Filloi me aktoren Zendaya e cila e veshi atë në muajin Prill në hapjen e Qendrës së Kulturës Nita Mukesh Ambani në Mumbai të Indisë. Fustani u bë posaçërisht për të dhe u deshën 3000 orë për realizimin e tij. Stilistja Rahul Mishra që realizoi këtë krijim është stilistja e parë indiane që u shfaq në Javën e Modës së Lartë në Paris në 2020.
(Zendaya në hapjen e Nita Mukesh Ambani Cultural Centre in Mumbai, India, Prill 2023)
Në Festivalin e Filmit në Kanë 2022, ylli i Bollywood-it Deepika Padukone eci në tapetin e kuq me një sari vezullues të zezë dhe ngjyrë ari të krijuar nga stilisti indian Sabyasachi Mukherje. Më pas, sari u rishfaq në muajin Maj në Met Gala 2023 kur modelja Naomi Campbell veshi një fustan rozë me sari të realizuar nga Chanel. Në Kështjellën Windsor për festimet që shënojnë kurorëzimin e Mbretit Charles III, sari ra në sy përsëri. Biznesmenia Natasha Poonawalla veshi gjithashtu një sari të pastër nud me një kostum trupi Burberry.
(Natasha Poonawalla veshur me sari dhe Burberry bodysuit Maj 2023)
(Sari daton rreth vitit 3,000 para Krishtit dhe ai tradicional përbëhet nga një rrip i vetëm pëlhure të paqepur konvencionalisht midis tre dhe nëntë metrash të gjatë), i cili mund të mbështillet në njëqind mënyra. Ndërsa arti i veshjes tradicionalisht transmetohet nga nëna te vajza.)
A.A. Hej.al