Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i kalimit të një qendre të ulët presioni me origjinë nga pjesa juglindore dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa jugore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura më së shumti gjatë orëve të mesditës si dhe kthjellime. Priten reshje shiu të izoluara në pjesën juglindore të vendit përqëndruar në relievet kodrinore-malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi deri 14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/35 | Diell |
Kukës | 16/30 | Diell re shi |
Lezhë | 24/34 | Diell re |
Dibër | 13/30 | Diell re shi |
Durrës | 21/35 | Diell re |
Tiranë | 22/35 | Diell re shi |
Elbasan | 21/34 | Diell re shi |
Berat | 18/34 | Diell re shi |
Vlorë | 21/34 | Diell re shi |
Korcë | 15/27 | Diell re shi |
Gjirokastër | 12/34 | Diell re shi |
Sarandë | 18/32 | Diell re shi |