(Linda Evangelista, Cindy Crawford, Christy Turlington and Naomi Campbell gjatë pozimit për Vogue/foto Rafael Pavarotti)
Epo, përshëndetje, bota e modës u rikthye sërisht tek Linda, Christy, Naomi dhe Cindy, O.G. supermodele; gratë për të cilat u krijua termi; krijesa që u bënë aq të famshme sa nuk u duheshin as mbiemra, si Aretha apo Marilyn. Dalja e tyre me pak fjalë do të thotë: “Kthehuni edhe një herë, në kopertinën e numrit të shtatorit të Vogue”. Është e qartë. Na keni munguar.
Si të interpretohet ndryshe entuziazmi i zjarrtë i krijuar nga shfaqja e kopertinës së tyre të re, një bashkëpunim midis Vogue amerikan dhe britanik stiluar nga Edward Enninful, fotografuar nga Rafael Pavarotti dhe e hedhur në Instagram javën e kaluar? Mijëra komente në mediat sociale, emoji- të zjarrta… “Më shumë gjithmonë dhe përgjithmonë, ju lutem,” shkroi Karen Elson, modelja, nën postimin e Vogue. Si ajo qindra ka mjaft komente të tjera.
Megjithatë, nën korin e dashurisë është një tjetër lloj komenti, në rritje, tek i cili po ndalojmë. Shumë ndjekës imazhet e supermodeleve i shohin si fshirje të jashtëzakonshme të moshës: promovimi i grave të moshës 58 (Linda Evangelista), 57 (Cindy Crawford), 54 (Christy Turlington) dhe 53 (Naomi Campbell) si modele të bukurisë së pjekur, por që editorët kishin nxituar t ju hiqnin vitet nga fytyrat e tyre, nuk ishte dhe nuk vlerësohet si korrekte. Për disa ndjekës supermodelet duken aq të retushuara sa ngjajnë më shumë si robotë të krijuar nga A.I. sesa njerëz aktualë.
(Rikthimi i supermodeleve; Evangelists, Crawford, Turlington Campbell/ për Vogue/ foto Rafael Pavarotti)
Sipas një zëdhënëse të Vogue, kishte vetëm “retushim minimal dhe ndriçim minimal” në fotografi. Por në një botë ku ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për vijën e paqartë midis realitetit virtual dhe realitetit aktual, ku dezinformimi është i përhapur, çfarë ekzaktësisht do të thotë “minimal” ? Kjo për Vogue dhe për ne mbetet një çështje relative…
Retushimi i moshës për mjaft opinionistë të modës, nuk u shërben ikonave që po dalin në kopertinë, pasi atoj ndaj kanë dalë dhe ndajnë historitë e tyre, pasi nuk duan të jenë manekine bosh, por individë me personalitet, që kanë qëndrime dhe opinione të tyre.
Është padiskutim pozitive që Vogue, një markë që ende e pozicionon veten si bibla e modës, edhe pse mbajtja e këtij pozicioni duket gjithnjë e më i dobët, po i vendos gratë në plotësinë e jetës së tyre në kopertinën e saj më të madhe të vitit.
Në të vërtetë, ka pasur një lëvizje drejt rritjes së moshës në një shumëllojshmëri të Vogue gjatë vitit të kaluar, me modelen Carmen Dell’Orefice në kopertinën e Vogue Çekosllovakia në moshën 91-vjeçare dhe artistin e tatuazheve Whang-Od në kopertinën e Vogue Filipine në 106. Por duket më shumë si një marifet që të shkaktojë reagim të tipit- OMG! Shikoni, si sfidon moshën! Ose OMG! Kaq i vjetër! — në vend të një përqafimi real të një demografie me gra me moshë më të pjekur. Në fund të fundit, nuk ka modele të vjetra jo të famshme që shfaqen rregullisht në revistë.
Sipas një zëdhënëse të Vogue, “Vogue ruan kontrollin përfundimtar editorial të xhirimeve krijuese, të modës dhe videove që shfaqen në çdo platformë të saj.”
Sigurisht, imazhet e modeleve të çdo moshe janë të retushuara.
Rregullimi i një rrudhe këtu, disa atje, mund të duket si një gjë e vogël. Por është pjesë e asaj që e largon ndjenjën tonë të përbashkët të së vërtetës.
Në videot që janë të përfshira në artikullin e Vogue, ka një vijë të lehtë të vetullave që hijezon ballin e Christy Turlington. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që së fundmi ajo i tha Marie Claire: “Gratë që kanë qëndruar larg retushimit të vetvetes – ato janë gratë që unë i admiroj vërtet. Më pëlqen të shoh një fytyrë të vërtetë.”
(4 supermodelet në Versace fashion show/ Milano/Dhjetor1991/ foto Paul Massey/Shutterstock)
Ndërsa Cindy Crawford bën një selfie me miqtë e saj të vjetër, ajo ka vija të vogla por të dukshme të qeshurës; balli i saj lëviz dhe sytë rrudhin. Këto janë pjesë e të qenit gjallë.
Në fund të fundit, nëse dikush duhet të kuptojë kompleksitetin e plakjes së femrës në një shoqëri të fiksuar pas rinisë, janë pikërisht këto gra që përfaqësonin kulmin e asaj bukurie.
Linda Evangelista ka qenë publike për traumën e saj me CoolSculpting, për të cilën tha se e la të shpërfytyruar. Kur ishte në kopertinën e British Vogue në shtator 2022, ajo ishte e hapur për mënyrën sesi grimieri Pat McGrath përdorimjetet për të “krijuar fantazi” dhe për të fshirë realitetin.
Në intervistën e Vogue, Evangelista e prek paksa temën për të cilën po shkruajmë “Unë i dua rrudhat,” tha ajo, “por bëj botoks në ballë, Por unë dua të plakem.” Megjithatë e la aty.
“Bota ushtron shumë presion padyshim tek gratë ndërsa ato plaken,” thotë Crawford në një video të Vogue. “Por’-, vazhdon ajo,- ne ende mund të argëtohemi, mund të jemi ende të bukura”. Pra, le të jenë të dukshme, shenjat e plakjes. Ato dikur ishin pioniere të një lloji tjetër bukurie të cilën Vogue nuk ka pse jua fsheh sot . Hej.al