Unë që po shkruaj këtë artikull për Hej.al, jam një nga gratë(vajzat) që nuk dilja asnjëherë, po asnjëherë nga shtëpia pa fondatinë. Lëkura me të, më dukej e njëjtrajtshme, e bardhë e bukur… Pas disa orësh për fat të keq nuk më pëlqente vetja. Dukesha më e rrudhosur, e lodhur dhe pa shkëlqim… Kur vendosa të mos e ngarkoj fytyrën time me krem pudër apo fondatinë kam ndjerë emcion. Nuk arrija ta besoja se po dilja nga shtëpia ashtu me fytyrën me njolla. Sot jam e lumtur që e pranoj lëkurën siç është. Madje edhe kur bëj grim për festa nuk preferoj që make up artistet të përdorin bazë, por diçka të holluar. Vetja më ngjan më e bukur me lëkurën time të zbuluar dhe të trajtuar. Tashmë shpenzoj paratë e mia më shumë për mirëmbajtjen e saj, se sa për mbulimin e saj. Në fakt epoka e re po sjell një valë vetë-pranimi të vetes dhe nëse nisni ta minimizoni përdorimin intensiv të pudrës apo fondatinës, do ta keni më të lehtë se unë. Në botën e make up-it ka kohë që fondatina është braktisur. Megan Markle ishte një nga ato gra që i ra e para kësaj këmbane në martesën e saj me princin anglisë Herry (Duka i Sussex). Meka up i Megan nuk e kishte fare në themelin e tij fondatinën e dukshme, të trashë .
Donni Davy, grimierja e “Euphoria”, nuk përdor fondatinë. Dhe kur prezantoi linjën e bukurisë Half Magic, ajo zgjodhi të fokusohej në hijet e syve, linjat e buzëve dhe buzëkuqët, theksuesit hibridë të skuqjes dhe kristalet ngjitëse – por jo fondatinën. Për fushatën reklamuese të linjës, ajo përdori bazën minimale të holluar për trajtimet e njollave dhe këmbënguli që imazhet të shfaqnin poret, strukturën dhe gungat e lëkurës.
“Ka qenë preferenca ime personale për një kohë të gjatë,” tha Davy. “Gjithashtu, shumë regjisorë në ditët e sotme, të paktën ata me të cilët kam punuar në botën e filmit, duan teksturën e vërtetë të lëkurës. Ata në fakt e urrejnë fondatinën. Në vend të saj unë zgjedh nuanca të lehta ose bazë të përzier me krem hidratues”.
Një vit më parë, grimierja Bobbi Brown prezantoi një balsam hidratues të ngjyrosur të quajtur What the Foundation për markën e saj të bukurisë Jones Road. Ndryshe nga një bazë tipike, produkti vjen në një kavanoz dhe duhet të përzihet dhe më pas të aplikohet me kursim, në mënyrë që struktura e lëkurës të jetë e dukshme. Brown, e cila është 65 vjeçe, ndaloi së përdoruri fondatinë tre vjet më parë dhe e përdor gjithnjë e më pak tek klientët.
“E kuptova se në të vërtetë më pëlqente mënyra se si dukesha më mirë pa fondatinë,” tha ajo.
Në qershor, Rhode Skin, linja e Hailey Bieber, prezantoi një lëng Glazing për të cilin kompania tha se ishte shitur shumë. Është një serum xhel, që përthithet shpejt, që mbush, hidraton dhe ndriçon – dhe po promovohet për mënyrën se si e bën lëkurën të duket menjëherë pas aplikimit.
Bota e bukurisë ka kohë që po lëviz drejt produkteve më pak të rënda, me futjen e hidratuesve me ngjyrë.
Ilia (beauty) prezantoi Super Serum Skin Tint në 2020, dhe më parë Chanel nxorri në treg Les Beiges, nuanca “të freskëta të ujit” që janë 75 për qind ujë për prekjen më të lehtë të mbulimit. Lëvizja e pranimit me pozitivitet të akneve filloi përpara pandemisë, por tani, me sa duket, shumë gra të brezave të ndryshëm po zgjedhin alternativa ose po i hedhin shishet e tyre me fondatinë.
Zhvendosja nga fondatina vjen në një kohë të rritjes së njohurive për kujdesin e lëkurës. Ndërsa shumë gra po prekin njollat me korrektor, të tjera kanë gjetur alternativa; produkte që ofrojnë një mori përbërësish – vitaminë C, acid hialuronik, niacinamide dhe krem kundër diellit.
Disa artistë të grimit thonë se grimi pa fondatinë ose mbulimi i lehtë, funksionon më mirë për lëkurën e të gjitha moshave. “Mbulimi i plotë me fondtadinë sot duket i çuditshëm ose i rëndë në lëkurë”.
Ndaj nëse doni të ndiheni më natyral filloni gradualisht të minimizoni sasinë e fondatinës që përdorni. Dalëdalë do të filloni të shihni se mund të dukeni dhe të ndiheni shkëlqyeshëm pa bazën e make-up-it. A.A.Hej.al