Jo vetëm në veshje dhe jo vetëm stilistët, por dhe dizajnerat po frymëzohen nga ikonat e shekullit të kaluar. Bëhet fjalë për prezantimin e Dior në rikthimin e saj në panairin më të madh të moblijeve në Milano Designe Week”.
Dior vendosi të prezantohet në panair ndër të tjera me karrigen ikonë “Medallion chair” e cila ishte krijuar për nderin e themeluesit të modës Christian Dior.
Ndër dizenjot e shumta të karriges më e sukseshmja ishte ajo që përmbante një pëlhurë boucle (karakteristikë e endjes me fije dyshe) sipër me pjesë të ndryshme në “toile de Jouy” (quhen copat e printuara me peizazhe, designe, shek 18). Ky ri-krijim mban emrin e dizenjatorit Phillipe Stark. Përgatituni që këto mobilje ti shihni të integruara në botën e kinemasë , një lloj marketingu që tregu i pafundmë i dizjanit e përdor me sukses.
L.C.