Nëse keni një mace, tashmë e dini se kjo kafshë është një shok i mrekullueshëm. Pak gjëra krahasohen me përkëdheljet e tyre të dashura ose shtytjet delikate që ju bëjnë të kuptoni se janë gati për vëmendje. Megjithëse macet janë një anëtar i vërtetë i familjes, dhe ju i trajtoni më shumë si njerëz se sa si kafshë, ka disa gjëra që macet nuk mund t’i bëjnë –si për shembull të hanë të njëjtat ushqime si ne. Disa përbërës mund të bëjnë kërdinë në stomakun e maces tuaj dhe të shkaktojnë një sërë problemesh si të vjella, dehidrim dhe dhimbje barku. Për të mbajtur larg këto simptoma të rrezikshme, ka disa ushqime që veterinerët thonë se nuk duhet të ushqeni kurrë macen tuaj.
Rrushi dhe rrushi i thatë
Megjithëse për ju janë të shijshme, rrushi dhe rrushi i thatë mund të shkaktojnë dëmtim të veshkave te macet. Studimet e fundit tregojnë se niveli i acidit në rrush dhe rrush të thatë mund të jetë shkaku themelor i toksicitetit për macet. Ka elementë acid që grumbullohen në veshkat e maces dhe ato nuk mund ti përpunojnë. Simptomat e letargjisë, mungesës së oreksit dhe dehidrimit zakonisht fillojnë brenda 24 orëve të para dhe përshkallëzohen në shenja si të vjella, etje, urinim i tepruar, dhimbje barku dhe koma.
Çokollatë
Çokollata (si dhe ushqimet e tjera që përmbajnë kafeinë) është toksike për macet. “Çokollata përmban metilksantinë – kafeinë dhe teobrominë – të cilat kontribuojnë në vetitë e saj toksike, por përqendrimi i teobrominës është më i madh se ai i kafeinës. Simptomat mund të ndryshojnë në varësi të sasisë dhe llojit të çokollatës së gëlltitur, por në përgjithësi variojnë nga të vjellat dhe diarreja tek hipertensioni dhe krizat. Çokollata e bardhë ka më pak përbërës toksikë sesa çokollata e zezë.
Qepë dhe hudhër
Qepa dhe hudhra, mund të jenë të rrezikshme për macet për t’u gëlltitur. Janë toksike për macet në të gjitha format, sepse ato përmbajnë sulfokside dhe komponime sulfide alifatike, të cilat mund të shkaktojnë dëmtim në qeliza. Këto ushqime zakonisht shkaktojnë një ndarje të qelizave të kuqe të gjakut dhe në fund të fundit çojnë në anemi. Simptomat e helmimit mund të përfshijnë letargjinë, mishrat e zbehtë dhe urinën e zbardhur.
Produktet e qumështit
Besoni apo jo, shumica e maceve u mungon e njëjta enzimë për tretjen e qumështit si njerëzit intolerantë ndaj laktozës. Për këtë arsye, ju duhet të shmangni dhënien e produkteve të qumështit maces tuaj. I tillë është djathi. Meqenëse kotelet janë mësuar të pinë qumështin e nënës së tyre, sapo të ndalojnë, trupat e tyre ndalojnë së qeni në gjendje të shpërbëjnë laktozën. Për shumë mace, ngrënia ose pirja e bulmetit mund të shqetësojë stomakun e tyre ose të shkaktojë të vjella dhe diarre.
Mish i gjallë
Ashtu si njerëzit mund të kenë një reagim negativ ndaj mishit të papërpunuar, po ashtu edhe macet mund të kenë një reagim negativ ndaj mishit të papërpunuar. Proteina e papjekur, duke përfshirë pulën dhe vezët, mund të çojë në helmim nga salmonela ose E.coli te kafshët. Shenjat që tregojnë se macja juaj ka gëlltitur mish të papërpunuar mund të përfshijnë të vjella, diarre dhe letargji.
Proteina me Kocka
Shumë mace e duan salmonin dhe tonin, por është e rëndësishme të siguroheni që këto proteina të mos kenë kocka në to përpara se t’i ushqeni. Kockat nuk janë toksike në thelb, por mund të shkaktojnë shqetësime të rënda gastrointestinale, fraktura të dhëmbëve ose të bllokohen në ezofag ose në traktin e zorrëve. Gëlltitja mund të shkaktojë të vjella, diarre, mungesë oreksi. L.C. Hej.al