E dimë që ai dollapi ose hapsira që keni poshtë lavamanit të banjës, apo lavapjatës së kuzhinës është vendi ideal për rraqet e shtëpisë. Në fillim na duket vetja të zgjuara se kemi maskuar rrëmujën, i kemi mjetet dhe sendet jashtë syrit dhe mendjes. Hë të vë dhe këtë, ja dhe këtë tjetrën se duket keq lart, e kaq duhet që aty poshtë të bëhet një rrëmujë e shëmtuar që shumë shpejt zë dhe papastërti. Kushtet e errëta dhe shpesh të lagështa mund të krijojnë një terren të keq për rritjen e mykut, të cilat mund të shkatërrojnë disa materiale. Këto janë artikujt që profesionistët e pastrimit thonë se nuk duhet t’i ruani kurrë poshtë lavamanit. Unë do t ju tregoj natyrisht edhe se ku duhet ti vendosni.
Dakort disa sende nuk përshtaten askund tjetër veçse aty, si qeset e plehrave dhe furnizimet shtesë të pastrimit –ama disa gjëra nuk duhet të futen kurrë në brendësi të kësaj hapësire.
Nuk duhet ti lini poshtë lavapjatës këto sende
Tenxheret me dhe pa presion, apo blenderi janë më mirë diku tjetër, Ato mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që vjen nga lavamani. Më mirë është t’i vendosni në një dollap pa lidhje me lavapjatën. Nëse nuk keni hapësirën e dollapit, garazhi ose rafti i bodrumit janë ok.
Produkte letre
Mund të duket sikur hapësira nën lavamanin tuaj të kuzhinës do të ishte një vend i mrekullueshëm për të mbajtur letrat e kuzhinës por ato janë në rrezik të shkatërrohen nga lagështia (mendoni pak ato tubat që mund të rrjedhin, që ju thamë më lartë). Nëse keni një qilar, dollap prej druri apo edhe një raft në garazh, duhet të vendosni gjërat që për momentin keni tepër.
Lavastovilja
Lavastovilja nën lavaman për shumicën e kuzhinave mund të jetë e natyrshme por ekspertët thonë se nuk janë të sigurta, veçanërisht nëse keni kafshë shtëpiake ose fëmijë. Vendi më i mirë për këto është në një raft që është i lartë për më shumë siguri nga fëmijët.
Produkte pastrimi
Furnizimet e pastrimit nuk duhet të qëndrojnë poshtë lavamanit. Edhe pse natyrshëm ato e kan vendin aty janë të rrezikshme për kafshët shtëpiake dhe për fëmijët.
Qepë ose patate
Ju mund të jeni rritur në një familje ku ruajtja e qepëve dhe patateve nën lavaman ishte normë – por hapësira nën lavamanin e kuzhinës nuk është vend për artikuj ushqimorë. Në vend të kësaj, këto produkte që prishen duhet të mbahen diku të thata, të errëta dhe të freskët
Artikujt që nuk duhen ruajtur nën lavamanin e banjës
Artikujt që përdorim më shpesh duhet të jenë lehtësisht të arritshme hapësira nën lavamanin tuaj të banjës është më e prirur ndaj rrjedhjeve dhe mykut.
Grimi
Ruajtja e kozmetikës nën lavaman nuk është teknikisht e pasigurt, por në fund të fundit, ky nuk është vendi më i mirë për arsenalin e produkteve tuaja. Një vend i thatë dhe i freskët (larg nga lagështia dhe nxehtësia) është më i mirë. Ajo që mund të vendosni nën lavamanin e banjës, megjithatë, janë furnizimet tuaja për flokët. “Në mënyrë tipike, sendet më të mëdha funksionojnë mirë nën lavaman, si ato të kujdesit për flokët dhe mjetet e nxehta si tharëse flokësh dhe mashat për kaçurrela. Sigurohuni që këto gjëra thelbësore të jenë lehtësisht të arritshme duke i ruajtur në kosha ose shporta (mundësisht me kapak) Hej.al