Vetëm Parisi di ta kthej timonin e tij siç i ka hije drejt Olimpiadës së Lojërave Olimpike 2024 e cila do të mbledhi sytë e gjithë botës në qytetin e modës e tashmë dhe të sportit (Korrik 2024). Parisi ka nisur që tani të ecë në pasarelë me atletet sportive.
Bota e modës po kërkon veshje sportive. Gjithnjë e më tepër prisni linja atletike nga markat tuaja të preferuara të stilistëve në muajt para Olimpiadës, por deri atëherë, një ekspozitë e re në Paris i referohet artit të veshjeve sportive. “Musée des Arts Decoratifs” hap një ekspozitë të quajtur “Fashion and Sports“ më 20 Shtator, e cila do të zgjasë deri më 7 prill 2024.
Mbi 450 veshje, atlete, aksesorë dhe pajisje të vjetra tregojnë evolucionin e veshjeve sportive. Muzeu gjithashtu zbulon se si veshjet sportive kanë ndikuar në modë, nga Chanel te Lanvin dhe Schiaparelli, aty prezantohen të gjithë ata që i futën veshjet sportive në modë me klas.
Kush mund ta mohojë faktorin e rehatisë në veshjet sportive? Madje mund ta ketë bërë modën e stilistëve më të rehatshme, nga tuta Balenciaga deri te kapuçat e bardhë. Ekspozita u kurua nga Sophie Lemahieu, e cila e nis ekspozitën në shekullin e 19-të, kohë kur mjekët inkurajuan pacientët të angazhoheshin në aktivitete atletike për shëndetin. Ajo gjurmon sesi veshjet sportive filluan si uniforma ekipesh dhe evoluan në veshje elegante për golf, tenis dhe çiklizëm.
Në periudhën e ndërmjetme mes viteve 1918 dhe 1939, dizajnerët e modës si Jean Patou, Jeanne Lanvin dhe Gabrielle Chanel, ishin me të vërtetë pionierët e veshjeve sportive. Ato ndihmuan që të bëhej modë, duke përfshirë në veshjet e përditshme, nga atletet tek pantallonat e shkurtra. Dizajneri francez Rene Lacoste, themeluesi i Lacoste, prezantoi këmishën me mëngë në veshjet e meshkujve – ajo u bë shumë më tepër se thjesht një pjesë e veshjeve sportive, këmisha e tij përcaktoi preppy chic.
Ekspozita i bën homazh Olimpiadës, pasi do të ketë një pistë vrapimi model me unaza të arta që varen sipër. Ka foto historike të yjeve të sportit të modës që bënë histori, si futbollisti francez Zinedine Zidane, i cili pozoi në një fushatë për Christian Dior, te tenistja japoneze Naomi Osaka, e cila u bë ambasadore e markës për Louis Vuitton në 2021.
Ekzpozita gjithashtu thekson sportet dimërore si skijimi dhe patinazhi në akull, të cilat i lejuan gratë të veshin pantallona në një kohë kur ishte ende tabu. Pastaj historia shkon tek pulovrat Hermès nga vitet 1930, deri te kostumet e skijimit vintage Club Med nga vitet 1980. Kjo sfilatë historike tregon gjithashtu se si moda ka qenë në hijet e lojërave olimpike, nga stilistë si Emilio Pucci, i cili ishte në ekipin olimpik italian të vitit 1936, te Ottavio Missoni, i cili ishte një vrapues kampion në 400 metra.
Ekziston gjithashtu një seksion kushtuar skateboarding dhe surfing, dhe se si veshjet sportive kanë bërë rrugën e tyre në modë. Prisni të shihni se si hip- hopi ndryshoi identitetin e veshjeve sportive dhe e gjithë lëvizja “logomania” krijoi bujë rreth veshjeve sportive.
Në përgjithësi, kjo ekspozitë pritet të ofrojë një pamje të re të veshjeve sportive, madje edhe atleteve që do të veshim. Ajo zhvlerëson plotësisht thënien e famshme të Karl Lagerfeld: “Pantallonat sportive janë një shenjë e humbjes. Keni humbur kontrollin e jetës suaj, kështu që keni blerë disa pantallona sportive.” Hej.al