Organizoni një dasmë dhe doni që të ftuarit të vijnë pa fëmijët e vegjël? Hëm.. ky po që është problem, janë të afërm, do të ofendohen. Për miqtë dhe familjen nuk është kurrë e lehtë apo e këndshme.
Ne kemi hulumtuar mbi këtë çështje, (nisur dhe nga fëmijët tanë) dhe po jua shpjegojmë.
Mos kini frikë. Ekspertët thonë se ka metoda për të informuar me hijeshi dhe mirësjellje të ftuarit se dasma juaj do të jetë vetëm me të rritur. Fundja kuzhdo ka të drejtë të bëjë festën e ëndrrave vetëm për të rriturit. Sado të mrekullueshëm që janë fëmijët, vendi i tyre nuk është në të gjitha dasmat.
Megjithatë, është shumë sfiduese për marrëdheniet që kemi me të afërmit për ta bërë këtë komunikim pa qejfmbetje, kjo është arsyeja pse është thelbësore ta bëjmë mirë. Ne po ju sjellim ekspertët më të mirë evropian të cilët ndajnë këshillat e tyre se si të thoni se; fëmijët nuk janë të ftuar në një dasmë. Ata shpjegojnë gjithçka. Nga etiketa e duhur e ftesës së dasmës deri te krijimi i gjuhës së përsosur. Këto janë këshillat e tyre kryesore të mirësjelljes.
Si të thoni -jo fëmijë në një dasmë
Kufizimi i listës suaj të të ftuarve në dasmë, tek të rriturit nuk është një dukuri e pazakontë – në fakt, është e zakonshme edhe në fejesat dhe ceremonitë e beqarisë. Ndaj nuk kërkon asgjë më shumë edhe në këtë rast. Në fund të fundit, është zgjedhja e çiftit, thjesht kini parasysh klasin, taktin, konsideratën e ndjenjave, shkurtësinë dhe thjeshtësinë.
Mënyra e parë: Shkruheni në ftesë
Kur dikush merr një ftesë që përjashton në mënyrë eksplicite këdo, duke përfshirë fëmijën e tyre shpesh duket si e pasjellshme.
Ky është një mesazh jashtëzakonisht i ndjeshëm që duhet të përcillet me kujdes sepse ti nuk dëshiron të ofendosh një mysafir të mundshëm. Ftesa duhet të adresohet vetëm tek prindërit ose të rriturit në familje, gjë që nënkupton që fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi.
Një mënyrë tjetër delikate për të sugjeruar që të ftohen vetëm prindërit ose të rriturit është të shënoni numrin e vendeve të rezervuara.
Mënyra e dytë: shtojeni tek informacionet
Së bashku me informacione si, veshjet e dasmës, vendi, lokali, mund të përfshini një fjali që dasma juaj do të jetë pa fëmijë. Një fjalë e thjeshtë që thotë “Ju lutemi, vini re se kjo do të jetë një festë vetëm për të rriturit”
Mënyra e tretë: Përhapeni fjalën
Nga pikëpamja e mirësjelljes, fjala e gojës mund të jetë një mënyrë tjetër e sjellshme dhe e pranuar për të komunikuar se dasma juaj është pa fëmijë. Njerëzit do të flasin për dasmën që dy muaj para, kështu që mos ngurroni ta bëni. Duhet të kujdeseni që kur takoni të afërmit të vijë një bisedë, si p.sh. “Unë dhe partneri im kemi vendosur që do të donim një dasmë vetëm me të rritur”. Më vonë kalojeni bisedën dhe ndërroni temë.
Kur përfshihen vetëm fëmijët 18 vjeç e lart
Nëse një familje ka një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçar dhe vetëm fëmija i moshës madhore është i ftuar, do t’ju duhet të ndërmerrni disa hapa shtesë për ta bërë të qartë atë mesazh. Në fund të fundit, është përgjegjësia juaj të siguroni që qëllimet tuaja për ftesën dhe ngjarjen të komunikohen dhe të kuptohen nga mysafiri me fëmijët e paftuar. Një mënyrë është të shkruani në ftesë emrin e fëmijës që është i ftuar dhe emrin e fëmijës tjetër jo. Kur përfshihen fëmijët e familjes së ngushtë është mirë ta ndani këtë informacion personalisht përpara.
Ju mund të keni përjashtime nga rregulli juaj pa fëmijë, të tilla si përfshirja e mbesave dhe nipërve në traditat tuaja të dasmës. Ekspertët rekomandojnë që as mos ta thoni fare këtë tek mysafirët para kohe. Është njëqind për qind normale që të mbahet diskrecioni i mikpritësve se kush është dhe nuk është i ftuar. Të vihet në dukje se kush është i ftuar ndërsa flasim për atë që nuk është i ftuar është një rrënim i “trenit” të të ftuarve.
Nëse mendoni se dikush mund të shohë një fëmijë duke marrë pjesë në dasmë dhe do mërzitet për të vetët që i ka lënë në shtëpi njëri nga familja juaj duhet të thotë si rastësisht se, “Fëmijët me role në ceremoni do të jenë të vetmit jo të rritur që do të marrin pjesë”. Nëse keni bërë shumë përjashtime, atëherë mos thoni asgjë.
Kur buxheti ose vendi është i kufizuar
Pavarësisht nëse duhet ta bëni dasmën pa fëmijë qoftë dhe për arsye të buxhetit apo vendit, nuk keni nevojë të justifikoni zgjedhjet tuaja. Eleganca e mirësjelljes eliminon në mënyrë efektive nevojën për justifikim.
Këtë argument mund ta përfshini në komunikimin herë pas here nëse e ndjeni të nevojshme dhe ju lë pa gjumë. “Me keqardhje nuk mund të ftojmë fëmijë për shkak të vendeve të kufizuara që ka lokali” ose “Për shkak të kufizimeve buxhetore, nuk jemi në gjendje t’ua bëjmë ftesën fëmijëve .”
Jeni të shqetësuar për lëndimin e ndjenjave të dikujt? Ndryshoni bisedë Ndonjëherë, kjo nuk është aq e madhe sa e mendoni, por më së shpeshti është në mendjen tuaj, pasi keni frikë nga gjykimet e të tjerëve që mund të mendojnë se ju po e bëni gabim.
Pavarësisht se si i përcillni këto detaje, mbani në mend se sa më shpejt të mësoni se si të thoni –“jo fëmijë në dasmë” dhe të njoftoni të ftuarit, aq më mirë do të jetë. Është e rëndësishme që ta bëni para kohe për t’i lejuar mysafirët me fëmijë të bëjnë rregullimet e duhura për kujdesin e të vegjëlve përpara ditës tuaj të madhe.L.C.Hej.al.