Nëse jeni një nga ata njerëz që zgjohen me ëndrrat e një kafeje në mëngjes, ne kemi disa këshilla për ju përpara se të arrini tek filxhani. Kurrë nuk do t’ju thonim që të shmangni plotësisht një goditje të kafeinës në mëngjes se e dimë ë është e vështirë, por ka disa gjëra që rekomandojmë t’i bëni për të përmirësuar efektin e saj në trup.
Nutricionistja e Hej.al thotë se përkrahja e rutinës suaj të kafesë në mëngjes me disa praktika të zgjuara mund të përmirësojë mirëqenien tuaj të përgjithshme, duke përfshirë ndryshimin e madh në tretje, stresin nivelin e energjisë dhe ekuilibrin hormonal.
Pirja e kafesë me stomakun bosh si fillim duhet ta dini se shkakton lirimin e hormoneve të stresit si adrenalina dhe kortizoli, kështu që në vend që të kapni kafen në fillim, përpiquni të qëndroni pak. Megjithëse kortizoli është thelbësor për të na nxitur në mëngjes, shumë prej tij nga kafeja e parë mund të çojë në një çlirim të tepërt të stimuluar, duke rezultuar në një shtim të padëshiruar ndaj stresit. Kjo mund të sjellë probleme në zorrë, në hormone, veshka dhe na bënë të ndihemi keq.
Prandaj, nutricionistja jonë sugjeron disa praktika strategjike për t’i shtuar në rutinën tuaj të mëngjesit, përpara se të gëlltisni kafenë për të mbështetur trupin tuaj dhe për të shmangur atë përgjigje ankthioze ndaj stresit.
1. Rihidratoni
Trupi juaj dehidratohet gjatë natës, kështu që përpara se të shijoni pijen tuaj të mëngjesit, është e rëndësishme të pini një gotë të madhe ujë (idealisht në temperaturën e dhomës) për të rimbushur hidratimin para kafesë. Shtoni një shtrydhje limoni për pika shtesë të shëndetshme të tretjes.
2. Ngarkohuni me fibra dhe proteina
Kafeja me stomakun bosh stimulon kortizolin, i cili mund të rrisë sheqerin në gjak. Ngritja e sheqerit në gjak mund të shkaktojë inflamacion dhe ul furnizimin tonë me energji për pjesën tjetër të ditës. Por kur e fillojmë ditën me fibra nga një burim i plotë ushqimor, ne mund të ndihmojmë në balancimin e sheqerit në gjak. Ndj hani fibra në mëngjes. Farat e kchias do të ishin zgjedhje perfekte.
Përveç fibrave, proteina është ushqyesi tjetër kryesor që balancon rritjen e sheqerit në gjak, kështu që konsumimi i disave ose para se të pini kafe ose me kafe është ideale.Veza mund të ishte një zgjedhje e mirë. Është një përfitim të madh në ekuilibrin më të mirë të sheqerit në gjak duke ngadalësuar çlirimin e energjisë dhe ka ndikim pozitiv në nivelet e stresit dhe inflamacionit të trupit tuaj.
3. Ushtrime
Ndërsa kafeina mund të jetë e dobishme për t’i bërë stërvitjet e vështira të ndihen më pak të vështira, pirja e kafesë para se të shkoni në palestër mund t’ju bëjë të shqetësuar ose me të dridhura gjatë stërvitjes, gjë që nuk është ideale nëse ngrini ndonjë gjë të rëndë. Përpiquni ta bëni kafenë kënaqësinë tuaj pas stërvitjes, ose thjesht pini disa gllënjka nëse nuk prisni dot deri sa të mbaroni palestrën apo stërvitjen. Provoni të shkoni për një shëtitje gjëja e parë, si ngrohja juaj për në palestër, por edhe për t’ju ndihmuar të ndiheni mirë.
4. Prisni 90 minuta pasi të zgjoheni
Ky është skenari ideal sipas Gabit sepse vonimi i kafeinës për 90 minutat e para të zgjimit (të paktën) mundëson ekuilibrin më të mirë të hormoneve. “Brenda orës së parë të zgjimit, nivelet tona të kortizolit në mënyrë ideale rriten dhe bien në mënyrë akute në një përgjigje të njohur si reagimi ynë i zgjimit të kortizolit. Kjo rritje dhe rënie e kortizolit përfaqëson një sistem nervor të shëndetshëm dhe në fakt ka një ndikim të madh në shëndetin tonë imunitar. Ndalimi i kafeinës për 90 minutat e para (të paktën!) ndihmon në promovimin e reagimit më të ekuilibruar të zgjimit të kortizolit dhe mund të mbështesë edhe më mirë nivelet tona të energjisë gjatë gjithë ditës.
5. Dilni jashtë
Nëse jeni duke kërkuar kafeinë gjëja e parë për t’ju ndihmuar të ndiheni më të zgjuar dhe vigjilentë, ka një mënyrë më të mirë për t’i arritur të dyja: Të ekspozosh dritën natyrale brenda orës së parë të zgjimit është një mënyrë e shkëlqyer për të mbështetur ekuilibrin optimal të hormoneve. E kemi fjalën për dritën e diellit. Kombinimi i ecjes dhe dritës, thotë ajo, është një fitore e favorshme për hormonet, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm. Ekspozimi i dritës në mëngjes është një rregullator i madh i ritmit (cirkadian) dhe ekspozimi ndaj dritës shkakton lirimin e shëndetshëm të kortizolit në mëngjes për të mbështetur ritmin natyral të trupit. Pra dilni jashtë përshëtitje, pastaj mendoni ku dhe si të pini kafenë. L.C.Hej.al