Kur stilisti belg Martin Margiela lëshoi për herë të parë siluetën Tabi me gishta të ndarë në 1988, ai i zhyti pjesën e poshtme të këpucëve me bojë të kuqe dhe e mbuloi pistën me garzë të bardhë; duke u siguruar që gjurmët e ndara të lënë një shenjë bezdisëse. “Jo të gjitha femrave do t’i pëlqejë,” tha Margiela pas shfaqjes së tij të dytë në 1989. “Është e rëndësishme të bësh atë që dëshiron dhe gjithmonë do të ketë disa njerëz që do të pajtohen”
Këpucët e çuditshme – pjesërisht me thundra, pjesërisht këmbë njeriu, të qepura shpesh me lëkurë të butë që duket si një lëkurë e dytë – u frymëzuan nga këpucët e shek. të 15-të të punëtoreve japonezë dhe janë konsideruar prej kohësh një nga artikujt më subversivë të modës, duke polarizuar opinionin për 35 vjet.
Këto ditë, semiotika e Tabi-t (që tani vjen në stilin e balerinave ose stil atlete) është më e zbutur. Dikur histori e çuditshme dhe e “shëmutuar” në modë, sot këpucët nuk janë më një sekret i brendshëm. Llogaria e fansave në Instagram @margielatab1 katalogon qindra versione të çizmeve për 46,600 ndjekësit e tij (dhe madje përmban tatuazhe të dedikuara për çizmet), ndërsa hashtag-u ‘#maisonmargielatabi’ ka mbi 1.8 milionë shikime në TikTok.
Këtë javë, Tabis zhbllokoi një nivel të ri të popullaritetit të zakonshëm kur ylli i gjeneratës Z, Olivia Rodrigo, veshi një palë këpucë të tilla balerina me takë të zezë 30 mm. Në një foto paparacësh të bërë të Hënën, Rodrigo manovron me delikatesë këpucët e saj elegante nëpër një rrugë të pamëshirshme me kalldrëm në Londër. Ishte një hap i vogël për këngëtaren “good 4 u”, por një kërcim gjigant për ndërgjegjësimin kulturor të Maison Margiela.
Rodrigo nuk është vajza e vetme njëzet e ca vjeçare që është parë me këpucë me majë të çarë kohët e fundit. Muajin e kaluar, këngëtarja Dua Lipa u shfaq e veshur me stilin e balerinave të markës – e kompletuar me një rrip lëkure të dyfishtë, taban të endur dhe atë formë si të dyfishtë. Në Qershor, gjithashtu aktorja Zendaya shkrepi një foto të Tabis-it të saj klasik të bardhë dhe postoi një selfie të këpucëve për 184 milionë ndjekësit e saj në Instagram. L.C.hej.al