Zonjë dëshironi ujë me gaz, apo të nxehtë? Këtë pyetje do e dëgjoni vetëm në Kinë. Ja sepse:
Nuk është e pazakontë që njerëzit në komunitetin kinez të preferojnë të pinë ujë të nxehtë, ose të ngrohtë dhe jo të ftohtë ose nga rubineti. Nëse kërkon ti mbushësh një gotë ujë (meqë po pi vetë) nje kolegu pune por që është nga Kina, ai me mirësjellje do të thotë: faleminderit, por kam termusin tim. Dhe pothuajse në të tëra rastet ata e kanë një termus në çantë… me ujë të ngrohtë megjithëse jashtë mund të jetë 40 gradë. Nëse do të uleni në një restorant kinez, kamarieri me gjasë do t’ju pyesë vetëm për dy alternativa; Doni ujë me gaz apo të nxehtë?
Le të ndalojmë pak tek zakoni i freskimit me ujë të nxehtë dhe të ngrohtë. Në gastronominë kineze uji i ngrohtë dhe i nxehtë shihet si ngushëllues dhe qetësues. “Oh, jo,unë kurrë nuk do të pija ujë të ftohtë nga frigoriferi, apo edhe nga rubineti. Është veçanërisht e keqe nëse keni dhëmbë të ndjeshëm”. Kjo është gjëja e parë që të thonë nëse bie fjala për ujin. Të tjerë do të tregojnë se e ziejnë ujin dhe pijnë një shishe në ditë në temperaturën e dhomës (ose të nxehtë). Shumë prej tyre jetojnë në vende evropiane ku uji nga rubineti ka cilësi të lartë por jo, kinezët do e zjejnë dhe do e pijnë nga termusi i tyre. Ata besojnë se uji i ngrohtë është shumë i mirë për tretjen.
Statusi i ilaçit ujit të ngrohtë i është dhënë nga praktikuesit Ayurvedikë (Mjekësi altrenative që i ka rrënjët në Indi). Kjo do të thotë se uji i ngrohtë ose i nxehtë ka një klub të madh fansash: dy vendet më të populluara në botë Indinë dhe Kinën, plus ne të Hej.al.
I fryrë? Pi ujë të nxehtë. Qarkullim i dobët i gjakut? Pi ujë të nxehtë. Ke marrë të ftohtë? Ju e dini se çfarë të bëni. Pini ujë të nxehtë ai është zgjidhja e çdo gjysheje kineze. Nëse supa e pulës është penicilinë hebreje, uji i nxehtë ka qenë për shumë shekuj Amoxil kinez dhe Metamucil. Njerëzit në Kinë ose me prejardhje nga Kina pinë ujë të nxehtë për arsye kulturore, historike dhe mjekësore.
Uji i ngrohtë përshtatet në konceptin e Yin dhe Yang, parimi themelor i mjekësisë kineze (e mira dhe e keqja). Që një person të jetë i shëndetshëm këto forca duhet të jenë në ekuilibër. Uji i ftohtë konsiderohet të jetë yin (I keqi). Kjo mendohet se prish ekuilibrin e organeve të brendshme dhe energjisë jetike. Në mjekësinë tradicionale kineze stiumohet pirja e ujit të nxehtë në të gjitha stinët, pasi mjekët besojnë se mund të përmirësojë qarkullimin dhe tretjen. Uji i nxehtë respektohet shumë nga popullata në Kinë pasi për shumë individë mjekësia kineze dhe terapa ushqimore është si fe. Naj edhe kur ata jetojnë në vende të ndryshme të botës e respektojnë këtë zakon.
Shpesh ankohen dhe thonë se e kanë të vështirë të gjejnë ujë të nxehtë kudo, ama në restorantet kineze, nuk është e pazakontë të shohësh dy çajnik ose termusë në tryezë – një me çaj kinez dhe një me ujë të nxehtë. Kjo është arsyeja pse në Kinë të drejtohen: Zonjë , dëshiron ujë me gaz apo të nxehtë? Hej.al