Një dyshek i mirëmbajtur është thelbësor për një cilësi të mirë jete dhe si i tillë, kujdesi i duhur për të është jetik. Rrit jetëgjatësinë dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Kjo është e vërtetë madje mbi këtë vlerë janë ngritur industri të tëra me reklama për dyshekët apo jastëkët. Ne të Hej.al e kemi dyshekun i kemi dhe jastëkët, edhe ju besoj. Ndaj nuk jemi duke u futur në telefonat tuaj për tju detyruar të blini një me ofertë poor të ruani sa më mirë ata që keni. Ne së bashku me ju. Më tej po shpjegojmë metodën më efektive për të shkatërruar çdo problem të insekteve pa kimikate
Si fillim rekomandohet që të pastroni thellë dyshekun rreth dy herë në vit për të parandaluar erërat, njollat që zgjasin dhe për ta mbajtur atë në përgjithësi në gjendje të mirë.
Pastrimi i dyshekut rregullisht është thelbësor, por shpesh harrohet kur bëhet fjalë për punët e shtëpisë. Për të na ndihmuar, një eksperte e gjumit në Londër ka ndarë udhëzuesin e saj hap pas hapi se si të pastrohet si duhet thellë një dyshek.
Pastrimi i dyshekut mund të përfshihet lehtësisht në rutinën tuaj të pastrimit duke e pastruar ndërkohë që çarçafët janë në makinë larëse ose tharëse. Kjo përfshin pastrimin e shpejtë të dyshekut të zhveshur, mbledhjen e çdo pluhuri dhe thërrimesh që mund të jenë rrëzuar aty dhe më pas pastrimin e njollave duke përdorur një përzierje të butë sapuni dhe uji. Metoda ideale do të ishte ti pastroni njollat kur shfaqen, pasi ato priren të jenë më të lehta për t’u pastruar kur janë ende të lagura. Kjo mund të parandalojë çdo dëmtim afatgjatë të dyshekut. Pastrimi i rregullt i tij mund t’ju kursejë kohë dhe para, pasi do të rrisë jetëgjatësinë e përgjithshme.
1. Kur të pastroni dyshekun tuaj
Është më mirë të pastroni thellë dyshekun në mëngjes, sipas ekspertet, për t’i lënë kohë të thahet para gjumit, duke u siguruar që të gjitha dritaret të jenë të hapura për të lejuar qarkullimin e ajrit. Pastrimi i dyshekut bëhet më së miri gjatë muajve të verës kur është më ngrohtë dhe dritaret mund të lihen të hapura.
2. Vakum
Hiqni çdo pluhur, thërrime apo papastërti që mund të ketë depërtuar nën çarçafë. Ky hap do jetë i shpejtë nëse i pastroni dyshekët rregullisht. Ne ju rekomandojmë të përdorni një fshesë me korrent në mënyrë që të mund të përdorni lehtësisht mbeturinat.
3. Pastroni në vend
Kur bëhet fjalë për pastrimin e njollave, shikoni rregullisht për ndonjë njollë ushqimi ose pije të humbur që mund të mos e keni vënë re gjatë rregullimit të përditshëm. Krijoni një përzierje të butë sapuni dhe uji përpara se ta lyeni butësisht në njolla, duke përdorur një leckë të pastër. Ju gjithashtu mund të përdorni një pastrues specifik për dyshekun nëse keni një të tillë.
4. Largoni njollat
Ka shumë receta shtëpiake për të hequr njollat nga dysheku. Ne rekomandojmë përzierjen e dy lugë gjelle sodë buke dhe një lugë çaji me lëng larës në një tas me ujë të ngrohtë.
Njësoj si me pastrimin e pikave, lyejeni butësisht përzierjen mbi zonën e njollosur. Lëreni për rreth 30 minuta dhe rilyeni vendin me një leckë të pastër të lagur. Lëreni këtë të thahet përpara se të kaloni në hapin tjetër.
5. Aromatizimi
Për të hequr aromat e pakëndëshme të dyshekut tuaj, spërkatni mbi të pak sodë buke e do të shikoni që do të largohet çdo aromë. Lëreni të pushojë për disa orë nëse është e mundur.
Sigurohuni që ta ri-vakumoni për të thithur mbetjet e sodës së bukës me fshesën e korentit. Dysheku pas kësaj do të vijë era pastërti.
Kujdes: Nëse dysheku juaj ka ndonjë erë të çuditshme ose disa njolla të përhershme, të cilat nuk ikin me këtë metodë, atëherë duhet të mendoni të blini një të ri. Këto janë shenja të marimangave të mundshme të pluhurit dhe baktereve në dyshek, të cilat ju nuk i shikoni, por mund të jenë shkaku i simptomave të përkeqësimit të astmës dhe reaksioneve alergjike.A.A.Hej.al