Kanalet e pllakave bëhen pis sepse mbushja e cila në gjuhën e ndërtuesve quhet fino është një material i ashpër dhe poroz që do të thotë se papastërtia dhe bakteret ngjiten lehtësisht në të.
Fino mund të bëhet e ndotur, e mykur, dhe e zverdhur në një kohë të shkurtër, gjë që mund t’i bëjë banjat dhe kuzhinat të duken johigjienike.
Ka një mori arsyesh pse fino bëhet pis, por llumi i sapunit, uji i ndotur, gëlqereja dhe myku janë disa nga shkaqet më të zakonshme.
Për fat të mirë, ekspertët e pastrimit na tregojnë dy metoda “natyrale” për pastrimin e finos të cilat do ti bëjnë ato të duken të reja
Peroksidi i hidrogjenit
Peroksidi i hidrogjenit është një zgjidhje natyrale pastrimi që vret bakteret, mykun, kërpudhat dhe viruset.
Pastruesi natyral është një agjent zbardhues dhe shpesh shihet në ngjyrat e flokëve dhe produktet e higjienës orale, si dhe në produktet e pastrimit.
Peroksidi i hidrogjenit është një agjent pastrues i shkëlqyer, natyral dhe ka përfitimin e vetive anti-mykotike. Mund ta gjeni ne treg.
Hidhni një pjesë të peroksidit të hidrogjenit në një shishe me spërkatje dhe më pas spërkateni direkt në fino të pllakave.
Lëreni ta thithë për rreth 10 minuta dhe më pas fshijeni. Pasi të keni mbaruar pastrimin, fshijeni finon me një leckë të lagur dhe më pas përdorni një peshqir të thatë dhe të pastër për ta tharë atë.
Uthull të bardhë
Uthulla e bardhë është një zgjidhje natyrale pastrimi që mund të shpërbëjë gëlqere, papastërti dhe yndyrë.
Shpesh, njerëzit përdorin uthull të bardhë për të pastruar dritaret, furrat, lavatriçet, mykun dhe sipërfaqet. Dhe vërtet, është një nga pastruesit më të gjithanshëm dhe më efektivë natyralë në dispozicion. Hej.al