Kefiri është një pijë e fermetuar e përftuar nga qumështi, me origjinë nga vendet e Kaukazit. Nëse e krahasojmë me kosin ka një konsistencë më të lëngshme dhe shije pak më të thartë. Kefiri falë fermentimit që pëson ka një përmbajtje shumë të ulët të laktozës cka e bën shumë të përshtatshëm të konsumohet edhe nga personat që janë intolerantë ndaj këtij sheqeri. Kjo pije nxit përhapjen e disa mikroorganizmve specifike që aktivizojnë systemin e mirë të tretjes dhe në të njëjtën kohë pengojnë rritjen e atyre të pafavorshme për shëndetin.
Një gotë kefir në ditë është burim i shkelqyer i vitaminave, vecanërisht i vitaminës B12 dhe kalcumit. Pra, 125 ml kefir plotëson rreth 15 përqind të kërkeses ditore të këtij minerali. Hej.al