Se sa shpesh duhen larë çarçafët apo në çfarë temperature debatohet shpesh në mesin e amvisave, pasi në shumë raste varet nga materiali, si dhe nga sa kohë janë përdorur.
Kur lani çarçafët rregulli i parë është mos të mbingarkoni lavatriçen.
Çarçafët duhet të qarkullojnë siç duhet për t’u pastruar, dhe shtimi i rrobave të tjera në ngarkesë e vështirëson shumë larjen.
Temperaturat e larta janë të dëshiruara për të vrarë mikrobet, por kini kujdes pasi nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë çarçafët me kalimin e kohës.
Shikojeni gjithmonë etiketën nëse çarçafët i keni blerë dhe do të vini re se temperatura e rekomanduar e larjes zakonisht është rreth 30C ose 40C.
Megjithatë, disa mund të zgjedhin një larje 60 gradë Celsius kur lajnë çarçafët e pambukut pasi kjo mund të ndihmojë në mbajtjen larg baktereve dhe pluhurit. Sipas ekspertëve tanë, kjo është temperatura ideale.
Ekspertët gjithashtu tregojnë sekretin se përse çarçafët e hoteleve janë të ngrirë dhe të kollarisur. E keni vënë re se pse na duken sikur bëjnë ‘krëk’ nga pastërtia. Ja sekreti; janë larë pa zbutës rrobash. Shmangeni zbutësin e rrobave kur lani çarçafët, sepse ata mund ti bëjnë të brishtë, mund të shkaktojë ngatërrim dhe rrudhosje të tepërt.
Kur i thani, shmangni tharjen me tharëse dhe zgjidhni tharjen në ajër, pasi kjo ndihmon të mbajnë aromën e sapolarë. L.C.Hej.al
Artikuj të lidhur: Këtu keni gjithçka që keni dashur të dini për larjen e rrobave