Hyrida Basha është bashkëpunëtorja më e re në median tonë “Hej.al”. Është e specializuar për Nutricion dhe Ditologji të Aplikuar, Nutricioni në shtatzani, gjidhënie dhe 1000 ditët e para të jetës. Falë profesionalizmit dhe seriozitetit në dieta, këshilla dhe informacion ia ka dalë të bëjë diferencën mes profesionistëve të fushës. E ftuar në dhjetëra emisione televizive është tashmë një referencë e rëndësishme në fushën e saj. Nutricioniste në klinikën “Perfect food”, drejtuese pranë Institutit Kulinar “Neranxi”, lektore dhe autore e disa manualeve lidhur me ushqyerjen, përmes Hej.al i kthen përgjigje shqetësimeve tuaja dhe harton dieta të personalizuara. Jemi të lumtur që Hyrida i bashkohet ekipit tonë. Hej.al