Pushimet e saj kanë nisur në muajin maj e nuk kanë përfunduar ende. Thuajse çdo fundjavë e gjen gazetaren, opinionisten, Zhaklin Lekatari në një vend të ri. Nuk ka dashur të shkëputet plotësisht nga punët e saj këtë vit dhe as të vendoset diku për disa ditë, por po ia bën qejfin vetes me pushime të shkurtra që do të përfundojnë në muajin Tetor me një udhëtim në Jordani.
“Gjatë kësaj vere jam përpjekur të qetësohem dhe të relaksohem sa më shumë pas angazhimit në spektaklin “Big Brother”. Kam zgjedhur të pushoj sa më larg audiences për të karikuar bateritë dhe për të marrë energji të reja. Nuk kam shkuar një javë apo 10 ditë në një vend të caktuar, por kam bërë pushimë të shpërndara ose udhëtime në Zvicër, Serbi, Mal të Zi dhe në vende të ndryshmë në bregdetin e Shqipërisë.”
Kam pushuar me të afërmit e mi dhe me rrethin e ngushtë të miqve“, i paraprin pyetjes së Hej.al, se me kë i ka kaluar këto pushime, vajza pa tabu. “Kam dashur vetem të relaksohem dhe as nuk jam shqetësuar të ndërtoj kujtime të reja por të gjej një ekuilibër të ri“.
“Kjo verë ka qenë shumë “hot” dhe ajo që do të kujtoj gjatë janë tentativat e mia për të qëndruar sa më freskët dhe sa më larg diellit të cilit i ruhem shumë. Në situata të tilla, ndonjëherë të djersijnë edhe mendimet. Kjo verë ka qenë me fokusin kryesor relaksin pa kaluar atë procesin e dëshirës për të ndërtuar kujtime të reja por më shumë për gjetjen e një ekuilibri të ri.”
Vera do të jetë e gjatë për Zhakun dhe ne i urojmë pushime mbresëlënëse, ashtu siç di ajo të bëjë përshtypje gjithmonë. hej.al