Shkenca e lëkurës tuaj revolucionare, bashkëpunim i teknologjisë Japoneze me mjekësinë rigjenerative Italiane.
Ne i drejtohemi qendrave estetike e dermatologjike për të na dhuruar pamjen e dëshiruar, ku kombinimi i duarve të profesionistëve me produktet, bëjnë “magji”. Në një kohë kur ndërhyrjet invazive për lëkurë të tendosur e të re po njohin kulmin e tyre, një linjë produktesh natyrale garanton një rezultat të shkëlqyer pa shpim,pa dhimbje, në mënyrën më delikate, duke depërtuar deri në shtresën e tretë të lëkurës acid yaluronik dhe kolagjen. Pas dhjetra vitesh kërkime e punë intensive mjekë të kirurgjisë estetike e kërkues shkencorë Italianë i prezantuan botës linjën “SMART SKIN”. Për befasinë e kujtdo rezultati shihet që herën e parë që ndjek protokollin e aplikimit të së gjithë linjës, duke nisur nga pastrimi i thellë i lëkurës që ndihmohet nga aparati elektroporator, i cili perfeksionon gjithashtu përhapjen dhe përthithjen ideale të kremrave nga lëkura.
Për të hidratuar dhe mbrojtur lëkurën gjatë ditës, krijimi që të bën më shumë përshtypje nga “SMART SKIN” është Beauty SmartPhone. Një aparat në formë celulari i cili zbërthen kremin e lëngshem duke e kthyer në atome që dalin në forme avulli mbi fytyrë. Kështu realizohet hidratimi i lëkurës me kremin e lëngshem Air Face Day ‐ dhe + , si edhe me faktor mbrojtës nga rrezet e dëmshme, me SPF. Ky krem i lëngshëm natyral përmban acid yaluronik niveli 4, kolagjen, lëng kermilli, alga deti dhe 8 lloj bimësh mjekësore. Beauty SmartPhone ka edhe një pasqyrë cilësore, ku mund te rifreskosh grimin. Ai karikohet si një celular i thjeshtë dhe mban rreth 1 muaj karikim, pasi përdoret dy- tre herë në ditë. Beauty Smartphone ka një rezervuar të vogël ku depozitohet kremi i lëngshem sa herë që mbaron. Duke qenë kaq praktik e merr kudo me vehte në çantë. Në këtë mënyrë ushqeni dhe dezinfektoni lëkurën disa herë gjatë ditës, pa e prekur me dorë as kremin, as fytyrën.
Kremi Air Face Day SPF i Smart Skin përmban Lumiacease blu, i cili përftohet nga një proçes 100% natyral, nga mikroorganizma ujorë, që gjenden në malet Pirenei, në Katalogna të Spanjës. Ky përbërës rezistent ndaj RREZATIMIT, redukton volumin e rrudhave në 21,5% duke aktivizuar opsinat, fotosensorë të lëkurës, të cilat e përgatisin atë për mbrojtjen ndaj ekspozimit në dritën natyrale apo artificiale në përgjithësi, dhe rrezeve të diellit në veçanti. Lumiacease Blu realizon njëkohësisht edhe korrigjimin e rrudhave. Ky proçes bën të mundur freskinë e lëkurës.
Për këtë arsye shkencëtarët që zbuluan këtë mikroorganizëm morën cmimin “Green Ingredient: Argento, In-Cosmetics” në vitin 2019.
Bisedë me Silvana Ismaili, zonjën me vizion dhe intuitë të pagabueshmë që guxoi të sjellë “SMART SKIN” në vendin tonë.
1-Përse vendose të sjellësh në Shqipëri një smartfon bukurie?
Idetë më të mira lindin nga nevoja! Unë vetë, gjatë ditës ndieja që më thahej lëkura dhe arsyet janë të qarta: a)make- up që bllokon poret, pra ulet hidratimi i lekurës b)smogu, i cili jo vetëm bllokon por ‘furnizon” lëkurën me lëndë shumë të dëmshme duke “kompromentuar” rininë e saj c) mosha e cila kushtëzon ndjeshëm hidratimin natyral të lëkurës, pasi nuk prodhon sasinë e duhur të acidit yaluronik dhe kolagjenit, përgjegjësit kryesore për rënien e cilësisë të lëkurës. E bëj këtë parantezë për të thënë se isha me antenat e ngritura për këtë problem që po jetoja kohët e fundit. Përveç kësaj, në jetën time ka patur gjithmonë rëndësi shumë të madhe “FATI”. Ky i fundit deshi që në udhëtimet e mia në Itali, të gjendesha në vendin e duhur, në momentin e duhur, me personin e duhur”, Dr. Alessandro ICCARDI, i cili është ideatori i kremit të atomizuar (krem i lëngshëm), në vend të kremit tradicional kremoz. Dr. ICCARDI është Kërkues Shkencor në specialitetin e Mjekësisë Rigjenerative, së bashku me Prof. DE ANDREA, President i Shoqatës së Kirurgëve Estetiste në Itali dhe asistentet e tij. Iccardi më foli për arritjet e fundit të Shkencës së Kozmetikës Ndërkombëtare, për studimet e fundit në këtë fushë, që vijnë gjithmonë nga sektori mjekësor dermatogjik. Më foli për teknogjinë Japoneze e cila gjeti aplikim me “shpikjen” e tyre si laborator, për kremin e atomizuar. Sapo e dëgjova, më ndritën sytë, si i thonë fjalës: “mu ndez llampa”. Vendosëm ta prezantojmë në Shqipëri, për të zgjidhur hallin tim dhe të të gjitha vajzave dhe grave që përdorin make-up, dhe jo vetëm: djem e burra që kanë “siklet” të prekin me dorë kremin, dhe shpesh heqin dorë për këtë arsye. Gjatë ditës dhe gjatë natës lëkura jonë humbet hidratim, si në fytyrë edhe në trup. Smart Skin do të thotë “lëkurë inteligjente” pasi përdor nanoteknologjinë, për të mbajtur të hidratuar gjatë fytyrën, edhe kur jemi në zyrë,në rrugë, në restorant e kudo, pa prishur grimin.
2- Si funksionon ky smartfon i bukurisë?
Beauty Smartphone është një aparat në formë celulari i cili zbërthen kremin e lëngshëm duke e kthyer në atome që dalin në formë avulli mbi fytyrë. Ai është i pajisur me një shine e cila zbret poshtë me një lëvizje të thjeshtë të gishtit, duke lënë të lirë daljen e avullit nga filtri qëndror për 10- 12 sekonda. Kështu realizohet hidratimi i lekures me kremin e lëngshem Aur Face Day ‐ dhe + , si edhe SPF.
3- Cfarë efekti ka dhe sa herë duhet të përdoret?
Ka efekt liftan (tërheq dhe tendos lëkurën) dhe hidratues. Perdoret dy apo tre herë në ditë, pa hequr grimin.
4- Kur e sollët në Shqipëri a kishit dyshime se ndoshta nuk do të përqafohej si produkt?
Unë mendoj se kur vë veten, nevojat e tua në vend të një vajze apo zonje sot, (pa përjashtuar edhe djemtë dhe burrat), me problematikat e ambjentit që na rrethon me smogun, me make-up- in dhe vitet që kalojnë për çdo njeri, të sjellësh një zgjidhje SHKENCORE dhe SMART, është premtim për sukses. Shqiptarët shquhen për aftësinë e kapjes së risive dhe aplikimit të tyre në përgjithësi. Regjimi i vjetër fliste vetëm për shoqërinë, jo për individin, duke dashur ta kufizojë atë (individin). Sot ne shqiptarët (pjesa intelektuale, dhe jo vetëm) kemi mundesi ti dedikohemi vetes, (gjithëkush sipas mundësive). Shumë individë që kujdesen për veten, përbëjnë një shoqëri të kujdesur që dalë nga dalë rrit cilësinë e saj në kompleksitet. Mjafton të shohim si po rritet ekonomia jonë, kultura, arti, qyteti, aktivitet e vogla të shërbimeve (lokalet fashion), për të besuar që kujdesi ndaj vetes ka arritur në një standart tjetër në Shqipëri. Besoj dhe shpresoj që “Smart Skin”, me dimensionin e saj modest, të bëhet pjesë e këtij zhvillimi SMART në Shqipëri.
5-A ka kufizime në përdorim?
Absolutisht mund ta përdorin të gjitha moshat dhe të dy gjinitë, pasi është gjithë përfshirës shkencërisht, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Të gjithë pa përjashtim, që pas moshës 18 vjeçare “pësojmë” kalimin e viteve dhe efektin e industrializimit botëror (i parë në sensin e ndotjes, smogut). Do të mjaftonin këto 2 motive për të bërë të domosdoshëm hidratimin, ushqimin e lëkurës sonë edhe gjatë 16 orëve të tjera aktive të qenies njerëzore.
6-Cilat janë synimet tuaja në fushën e bukurisë?
Smart Skin synon të bëjë VIRAL përdorimin e Beauty Smartphone kudo. Në aktivitetin tonë kemi futur në ortakësi kërkues shkencorë të mirëfilltë qe bashkëpunojnë me Universitetet Italiane (Torino- Napoli), të cilët studiojnë lëkurën për qëllime mjekësore, rigjenerative, e që nuk ndalen asnjëherë. Studimet e tyre janë objekt i vazhdueshem i Kongreseve Ndërkombëtare për lëkurën. Aparatura COLLAGENISING, është një tjetër risi të cilën e gjeni në klinikën “SMART SKIN”, e cila me 4 seanca jo invazive, realizon futjen e kolagjenit të pastër në shtresën e tretë të lëkurës, duke shtrire rrudhat për 6 muaj. Ju japim fjalën tonë të bazuar në shkencë për sa u shpreha më sipër. Faleminderit që keni zgjedhur të bashkoheni me gjeneratën e re teknogjike “SMART SKIN”.
Ujë i bollshëm në DERMË është SEKRETI i Rinisë së lëkurës tënde. Me 7 minuta aplikim, të së gjithë procedurës në klinikë, dhuratë për cilindo që dëshiron ta provojë që ta besojë, do të surprizoheni! Pasi ta keni provuar, mund ta aplikoni VETË NË SHTËPI. Nuk mund të shkoni çdo javë në qëndër estetike. KOHA dhe PARATË janë VLERA TË PAKTHYESHME, prandaj përdorini mirë ato!
hej.al