Frigoriferi është një mjet i shkëlqyer për ruajtjen, planifikimin dhe përgatitjen e vakteve për ditët më të ngarkuara në vazhdim. Por nuk është zgjidhja ideale për të gjitha ushqimet dhe mbajtja e ushqimit të gabuar në ngrirje mund të çojë në vakte pa vlera ushqyese apo edhe në rreziqe shëndetësore.
Qumështi
Qumështi i ruajtur në frigorifer mund të ndahet në copa dhe pjesë të ujshme kur shkrihet – sa më e lartë të jetë përmbajtja e yndyrës, aq më shumë ndahet. Do të jetë i sigurt për t’u pirë, por nuk është saktësisht konsistenca më e mirë për t’i shtuar drithërave ose kafesë tuaj të mëngjesit. Sidoqoftë, gatimi apo pjekja me qumësht të shkrirë është një opsion krejtësisht i zbatueshëm. Për sa kohë që e ngrini në mënyrën e duhur, mund ta ruani qumështin e tepërt.
Patate
Patatet kanë një përmbajtje të lartë uji, kështu që pasi të ruhen në frigorifer në ngrirje, kur të shkrijë do të kthehet në një masë të qullët. Nëse keni gatuar një vakt me patate dhe doni ta vendosni në ngrirje kjo është tjetër gjë, tekstura e tyre nuk do të ndryshojë ashtu sic do të bënte nëse patatet do të ishin të pagatuara.
Ushqimet e skuqura
Na vjen keq, ushqimet që janë skuqur do të humbasin të gjithë shijen dhe strukturën e tyre kërce nëse i vendosni në ngrirje. Askush nuk dëshiron ushqime të skuqura të buta dhe të njoma. Zgjidhja më e mirë do të ishtë që pula apo perimet që vendosni në ngrirje të kenë kaluar procesin e pjekjes në furrë.
Vezët ende në lëvozhgën e tyre
Vendosja e vezëve që janë ende në lëvozhgë e të pagatuara në ngrirje në frigorifer nuk është një ide e mirë. Përmbajtja e ujit brenda vezës zgjerohet kur ngrihet, gjë që mund të bëjë që lëvozhga e jashtme të plasaritet dhe të jetë e ndjeshme ndaj baktereve. Nëse dëshironi të ngrini vezët, nxirrni gjithmonë nga lëvozhga, rrihini derisa të përzihen mirë dhe ruajini në një enë hermetike dhe vendosni një etiketë për të kujtuar datën që i kenifutur në frigorifer.
Djathëra të butë
Ruajtja e djathrave të buta në frigorifer do të japë një rezultat të ngjashëm me ruajtjen e qumështit. Kur të vijë koha për t’i ngrënë, do të shihni gunga të holluara me ujë, të cilat shpesh prishin strukturën e ushqimeve si kremi i djathit, kosi dhe rikota.
Perime dhe fruta të papërpunuara
Çdo perime ose frut që ka një përqendrim të lartë uji, si selino, kastraveci, sallata dhe shalqini nuk do t’i mbijetojnë ngrirësit sepse uji brenda formon shpejt kristale akulli. Kjo do të thotë se kur të vijë koha për t’i shkrirë ato, do të keni në dorë një rrëmujë të butë dhe të pangrënshme.
Mishi që e keni shkrirë tashmë
Nëse i keni nxjerrë bërxollat e derrit nga ngrirja për t’i gatuar për darkë, mos i vendosni më në ngrirje. Mishi i ngrirë dhe i shkrirë tërheq baktere potencialisht të dëmshme më shpejt se mishi që nuk ka qenë më parë në frigorifer. Zgjidhja më e mirë është të gatuani mishin në temperaturën e duhur dhe ta hani ose ta vendosni përsëri në frigorifer pasi të keni gatuar për të shmangur bakteret e mundshme.
Makarona
Nuk do të sëmureni nga ngrënia e makaronave të shkrira, por kur ti shihni të shkrijnë e ti ngrohni thjesht mund të mos dëshironi t’i hani më. Shumica e makaronave do të bëhen të buta e të qullëta.
Oriz
Nëse nuk doni makarona të buta, me siguri nuk do të dëshironi as oriz të qullët. Kjo është arsyeja pse orizi i gatuar nuk duhet të mbahet kurrë në ngrirje. Nuk është një ushqim i rrezikshëm të hahet, por do të humbasë shijen dhe strukturën.
Majonezë
Kur majoneza shkrihet pasi të jetë ngrirë, ajo do të ndahet, duke marrë një strukturë të trashë që është gjithcka tjetër përvecse e shijshme.
Hudhra
Hudhra ka tendencë të bëhet e fortë dhe e hidhur pasi të jetë ngrirë. Nëse vendosni të ngrini hudhrën, dijeni se shija e saj është në rrezik.
Erëza të caktuara
Hudhra nuk është erëza e vetme që nuk bashkëpunon me frigoriferin. Qepa dhe paprika ndryshojnë shijen, erëzat e selinos do të bëhen më të forta dhe kerri nuk do të ketë të njëjtën shije dhe aromë të fortë.
hej.al