Ne shpenzojmë mjaft kohë duke kultivuar një kopsht shumëngjyrësh që shfaqet në dritën e ditës, por ka një kategori të tërë lulesh që lulëzojnë natën sapo hyn muzgu.
Ecja nëpër një kopsht mund të jetë një pushim dhe ikje nga e përditshmja. Është shkruar dhe thënë – në këngë, poezi, libra dhe teatër për magjinë e kopshteve në dritën e hënës.
Për të shtuar një prekje të misterit magjepsës në kopshtin apo ballkonin tuaj duhet patjetër të mbillni disa nga këto lule që lulëzojnë gjatë natës.
Lulja e hënës (Ipomoea alba)
Lulja e Hënës quhet ndryshe dhe motra e natës. Këto lulëzime të bardha kremoze hapen në mbrëmje dhe lulëzojnë vetëm gjatë natës. Janë kaq mahnitëse dhe joshëse.
Phlox nate (Zaluzianskya ovata)
Night Phlox është një bimë magjepsëse që e ka origjinën në Afrikën e Jugut. Lulet e saj ngjajnë me margarita të vogla dhe lëshojnë një aromë të ëmbël mjalti pasi dielli perëndon. Gjethet formojnë një grumbull të dendur me rritje të pakët që duket e harlisur dhe e gjelbër. Kjo është një zgjedhje ideale për kufijtë e një toke, kopshtet shkëmbore dhe kontenierët që mbajnë lule.
Gardenia (Gardenia jasminoides)
Gardenia është e njohur për aromën e saj intensive dhe lulet e vogla të bardha që grumbullohen rreth gjethit të gjelbër të errët. Ajo është e bukur, klasike, është aroma e verës. Edhe para se të shikoni një Gardiania aromën e saj do e ndieni që larg. Ato favorizojnë mbrëmjet e ngrohta dhe lëshojnë më shumë aromë gjatë natës për të tërhequr tenjat, një pjalmues i zakonshëm.
Night Blooming Jasmine (Cestrum nocturnum)
I referuar edhe si Zonja e Natës, jasemini që lulëzon natën është një kaçubë tropikale me gjelbërim të përhershëm që nuk është në të vërtetë një anëtar i familjes së jaseminit – është një hije nate. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për një kopsht, sepse mund të ‘trajnohet’ si hardhi, dhe gjithashtu duket bukur gjatë ditës.
Four O’Clock Alba (Mirabilis jalapa)
Four O’Clock Alba fillon të shpalosë petalet e saj në orët e vona të pasdites dhe mbetet e ekspozuar gjatë gjithë natës. Kjo bimë shumëvjeçare me shkurre, e cila përmban lule të mëdha të bardha përballë gjethit me ngjyrë të thellë jeshile, lëshon gjithashtu një aromë të lehtë agrume që mbush ajrin e mbrëmjes.
Nëse i keni marrë ndonjëherë erë luleve të portokallit të pranverës, e dini se sa dehëse mund të jetë aroma e tyre. Duket si bima e portokallit por shkurre dhe aromën e kanë shumë të ngjashme. Ju madje mund të këpusni disa nga këto lule dhe t’i futni brenda. Me kërcell të prerë në gjatësi të ndryshme dhe vazon e duhur do të keni një zbukurim të mrekullueshëm me lule të përsosur.
Mock Orange (Philadelphus)
Nëse i keni marrë ndonjëherë një erë luleve të portokallit, e dini se sa dehëse është aroma e tyre. Shkurre që imiton pemën e portokallit ka marrë këtë emër sepse aroma e lëshuar nga lulet e saj të vogla të bardha është shumë e ngjashme. Mund të këpusni disa nga këto lule dhe t’i futni brenda. Me kërcell të prerë në disa lartësi të ndryshme dhe vazon e duhur, do të keni një kompozim të mrekullueshëm me lule të përsosur.
Evening Primrose (Oenothera)
Kjo lule që lulëzon natën fillon çeljen e saj pikërisht kur dielli fillon të perëndojë dhe vazhdon deri në mbrëmjen e vonë. Është një bimë shumëvjeçare që lulëzon nga pranvera deri në fund të verës dhe ka një pamje interesante me lule si rozetë që lulëzojnë në majë të një kërcelli të gjatë të mbuluar me qime të buta.
Ato fillojnë të hapen para orëve të muzgut në ngjyrat më delikate rozë dhe të bardhë. Ka shumë lehtësi për sa i përket kujdesit. Janë një bimë shumë e qëndrueshme dhe duken të mrekullueshme në shumicën e kopshteve.
Casa Blanca Lily (lilium ‘casa blanca’)
Për një lule të mrekullueshme që lulëzon gjatë natës, mos shikoni më larg se zambaku Casa Blanca. Siç sugjeron emri i saj, kjo bimë shumëvjeçare prodhon lulëzime të mëdha të bardha me antera të kuqe-kafe, të cilat mahnitin kalimtarët gjatë gjithë verës. Këto lule ulen në majë të një kërcelli të gjatë, të ngurtë dhe me gjethe. Ashtu si zambakët e tjerë, lulet e tij janë toksike për kafshët shtëpiake, prandaj sigurohuni që t’i mbani ato jashtë mundësive të miqve tuaj me katër putra.
Queen of the Night Cactus (Cereus hildmannianus)
Kaktusi i Mbretëreshës së Natës është një varietet i lulëzuar me origjinë nga shkretëtira Sonoran e Amerikës së Veriut. Lulet e tyre të bardha ose të verdha janë të mëdha dhe në formë trombeje, dhe janë në kontrast të plotë me pjesën e jashtme të kaktusit të ashpër dhe me gjemba. Shanset janë që ju të gjithë ta keni parë këtë kaktus dhe nuk e kishit idenë se bukuria e tij e vërtetë shihej më së miri gjatë natës. Për këdo kjo është një zgjedhje e shkëlqyeshme, pai nuk do shumë mirëmbajtje dhe i jep shumëllojshmëri një kopshti ose peizazhi. Ky kaktus funksionon mirë dhe në ambiete të mbyllura.
Orkide nocturnum (Epidendrum nocturnum)
Ata që jetojnë në një klimë të lagësht dhe tropikale mund të shijojnë bukurinë e orkides së nocturnum. Ajo prodhon gjethe të gjata në jeshile të errët dhe lule të bardha magjike që marrin një formë të veçantë. Ajo që është gjithashtu e jashtëzakonshme për këtë lule që lulëzon natën është aroma e saj dehëse. Është përshkruar si një lule frutash e ngjashme me luleshtrydhen ose mjedrën. Hej.al