E lidhim shpesh me Holandën, si vendi i lulëzimit të tyre, por tulipanët mund të zenë vend shumë mirë edhe në verandat dhe ballkonet shqiptare. Jam e sigurt që shumë prej jush e keni kultiuar të paktën një herë, por në këtë artikull do ndaj me ju 3 sekrete për të rritur tulipanë të shëndetshëm dhe për t’i bërë ata të pavdekshëm në kopshtet apo ballkonet tuaja.
Tulipani bën pjesë në familjen e bulboreve, ose thënë ndryshe, qepujkave. Gjithë sekreti është pikërisht tek mirëmbajtja e qepujkës.
Kini parasysh këto tre sekrete:
1-Në verë mos i hidhni shumë ujë. Lagështia e madhe nxit dekompozimin e qepujkës dhe për pasojë asgjësimin e bimës.
2-Në kohën e lulëzimit, pak para se tulipani të lëshojë petalen, duhet t’ja këpusni kokën lules. Nëse nuk e bëni, gjasat janë që bima të dobësohet vitin që vjen.
3-Kur bëhet fjalë simomos për lloje të rralla tulipanësh, të cilat i keni me shume merak për t’i ruajtur, kur mbaron lulëzimi dhe gjethja e tulipanit të jetë zverdhur dhe të jetë në prag dekompozimi (kjo tregon që gjithë energjia e bimës i ka kaluar qepës) e hapeni gropën dhe nxirreni qepën nga dheu. Pastrojeni dhe ruajni deri në shtator në një vend me ajër. Në këtë mënyrë, mund ta ruash tulipanin jo me vite, por për shekuj. Ky është një sekret që funksion me të gjitha llojet e bulboreve.
Këto sugjerime vijnë nga Silvi Jano, pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranes, ekspert i planifikimit urban.