Nga dizajnet e pakohë deri tek ato që shtynjë kufijtë e modernes dhe theksi tek artizanati, këto janë disa nga pikat kryesore që përmbledhin ndikimin që ka patur pandmia në arredimin e brendshëm.
Natyrë brenda në shtëpi
Natyra dhe materialet organike përkufizuan shumë nga veprat më interesante të Javës së Dizajnit të Milanos. Në distriktin Brera, Calico Wallpaper me bazë në Brooklyn bashkëpunoi me studion ndërkombëtare të dizajnit të brendshëm AB Concept për të shfaqur një sfond të frymëzuar nga Alpet japoneze. Letra murale synonte të rikrijonte një përvojë zhytëse në pyll, ndërsa në zonën 5 Vie në Berlin – Matter of Course debutoi një seri orendish shtëpie prej druri, balte dhe uji.
Studioja e dizajnit DWA e Milanos propozoi një tavolinë të realizuar me lëndë të parë dhe’ dhe lule të egra. Ndërsa studentët e dizajnit industrial nga Universiteti Muthesius përdorën ajrin si material dizajni për dhjetë produkte të fryrë, duke përfshirë një valixhe transparente dhe një sedilje në ajër.
Ndriçimi, gjithashtu, mori frymëzim nga natyra me stilistin Maximilian Marchesani, ekrani i të cilit shfaqte degë pemësh të varura me lule LED dhe shkopinj me lesh të mbështjellë me mëndafsh, një përçues natyror elektrik.
Mobilje që riciklohen, ripërdoren, rikrijohen
Qëndrueshmëria ishte kryefjala gjatë javës së projektimit. Në Alcova, kompania italiane akustike Slalom përdori shishe plastike të ricikluara për të ndërtuar një dhomë me ngjyra të ndezura që mund të shërbente si një hapësirë e heshtur. Prowl Studio me bazë në Kaliforni prezantoi një koleksion mobiljesh për sallone që përfshin materiale miqësore me mjedisin dhe tapiceri të krijuara nga kompjuteri. Ndërkohë, në Salone Satellite, një qendër për dizajnerët në zhvillim nën 35 vjeç, rreth 600 ekspozues treguan punë rreth temës “Dizajnimi për veten tonë të së ardhmes” me fokus në orenditë e qëndrueshme.
Materialet e dizajnit jotradicional gjithashtu morën vëmëndjen e tyre. Marka e dizajnit të ndriçimit ServoMuto eksperimentoi me stilastik për të krijuar një koleksion llambash. Ndërkohë, në hapësirën e artit Nilufar Depot, dyshja holandeze Odd Matter dekontekstualizoi aplikimin e materialeve mjekësore për të paraqitur skulptura në tekstil me fije qelqi dhe suva kristalore.
Dizajnerët sugjerojnë të ripunohen dhe riciklohen mobiljet historike. Dizajneri italian me bazë në Londër, Martino Gamper shfaqi një seri mobiljesh vintage të riinterpretuara në një stil bashkëkohor në Nilufar Depot. Ginori 1735 ftuan artistë dhe stilistë ndërkombëtarë për t’i dhënë një jetë të dytë porcelanëve që nuk plotësonin standardet e cilësisë së kompanisë duke i lyer me dorë dhe duke i kthyer ato në dizajne unike në llojin e tyre.
Objekte fluide dhe forma të adaptueshme
Java e dizajnit ishte e mbushur me produkte modulare dhe aksesorë shtëpie të grumbullueshme, ndoshta si një shenjë e kërkesës në rritje për hapësira fleksibël të punës nga shtëpia.
Marka Loose Parts me bazë në Los Angeles debutoi një vitrinë të shkëlqyer mobiljesh modulare që mund të montoheshin, çmontoheshin dhe rimontoheshin – të konceptuara, pjesërisht, për të reduktuar mbetjet e landfillit të mobiljeve dhe për të inkurajuar ripërdorimin duke luajtur me idenë e mundësive të reja brenda të njëjtave ambiente të brendshme.
Në Salone Satellite, Marija Kojić me bazë në Beograd shfaqi struktura modulare për fëmijët që mund të shërbenin si një strukturë loje dhe një hapësirë pune rrethore.
Rregullat e mjeshtërisë
E ardhmja e dizajnit të shtëpisë do të vlerësojë mjeshtrat e realizimit të orendive. Fuorisalone vendosi një fokus të fortë në teknikat tradicionale, krijimet artizanale nga prodhuesit ndërkombëtarë.
Veçanërisht dy vitrina shkëlqenin për mjeshtërinë e tyre. “RoCollectible 2022” i Galerisë Rossana Orlandi | Designers & Crafters”, i cili shfaqi punën e krijuesve ndërkombëtarë si Bethan Grey dhe Alvaro Catalán de Ocón; dhe Doppia Firma, organizuar nga Fondacioni Michelangelo për Kreativitetin dhe Mjeshtërinë në Palazzo Litta.
Nga llambat e bëra me një teknikë gërshetimi ganez dhe shishe plastike të rinovuara PET deri te një karrige e qëndisur me përpikëri me aplikime lëkure vegjetale, të gjitha ekspozitat përqafuan fuqinë e trashëgimisë duke theksuar një qasje të qëndrueshme ndaj dizajnit.