Pushimet në Itali mund të jetë një përvojë e paçmuar për ata që kanë shijuar gjithçka që ofron ky vend. Por vera e vitit 2023 do të mbahet mend si një nga më të shtrenjtat në histori pas një mori skandalesh çmimesh në kafene dhe restorante që kanë prekur turistët e huaj dhe vetë italianët.
2 euro është tarifuar një çift në faturë vetëm se ka kërkuar nga restoranti ti presin me thikë në dy pjesë sanduiçin e tyre me proshutë në brigjet e liqenit Como, ose nëna e re në qytetin bregdetar romak të Ostias u tarifua 2 euro për të ngrohur shishen e foshnjës së saj në mikrovalë.
Dy turistë u erdhi fatura 60 euro për dy kafe dhe dy shishe të vogla ujë në hotelin Cervo në Sardenjë, megjithëse pronari i tha CNN se çmimet ishin të ekspozuara qartë dhe tarifa është kryesisht për pamjen mbi jahtet e shtrenjta të portit aty pranë.
Turistë të tjerë paguan edhe 2 euro shtesë në faturë për një pjatë – bosh! – pjatë të cilën e kërkuan pranë Portofino-s në Italinë veriore dhe 10 cent për një spërkatje kakao në një kapuçino në një bar kafeje të Liqenit Como. Kafenetë italiane rrallë përdorin kakao në kapuçino, prandaj e justifikuan akuzën.
Këto raste, të quajtura nga mediat vendase “fatura të çmendura”, janë dokumentuar nga grupi i mbrojtjes së konsumatorit Consumerism No Profit, i cili raporton një rritje marramendëse prej 130% të çmimeve në zonat turistike në Itali këtë verë.
Çmimet 240% më lartë se destinacionet e tjera mesdhetare
Çmimet nuk janë vetëm nga restorantet. Çmimet e larta të karburantit dhe energjisë e kanë bërë këtë sezon veror tepër të shtrenjtë.
Çmimet kanë dalë jashtë kontrollit – rreth 240% më të larta se destinacionet e tjera mesdhetare – sa që shumë italianë po braktisin vendbanimet e tyre të zakonshme lokale për pushimet e tyre në Gusht, në vend të kësaj zgjedhin vendet bregdetare si Shqipëria dhe Mali i Zi, të cilat nuk ofrojnë të njëjtën sharm italian, por janë të përballueshme.
Edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një pushim të shkurtër në plazhet e Shqipërisë këtë vit, konfirmoi zyra e saj.
Grupi Confcommercio parashikon se vetëm 14 milionë italianë do të bëjnë pushimet e tyre në shtëpi rreth pushimeve tradicionale të Ferragosto-s ose 15 Gushtit, rreth 30% më pak nga shifrat para Covid.
“Rritjet shumë të mëdha të çmimeve në sektorët e transportit ajror, akomodimit dhe paketave të pushimeve kanë ndryshuar thellësisht zakonet e pushimeve të italianëve,” tha Furio Truzzi i grupit mbikëqyrës të konsumatorëve Assoutenti.
Truzzi shtoi se çmimet nuk do t’i pengojnë italianët të pushojnë, por do të ndikojnë në kohëzgjatjen e qëndrimit.
“Dhe paradoksi është se pavarësisht reduktimit të ditëve të pushimeve, shpenzimet do të jenë më të larta: pushimet verore të vitit 2023 do t’u kushtojnë italianëve 1.2 miliardë euro më shumë se në vitin 2022, megjithëse me më pak netë larg shtëpisë,” tha ai.
Ministria e turizmit të Italisë parashikon se 68 milionë turistë do të vizitojnë Italinë gjatë verës, më shumë se tre milionë më shumë se shifrat para pandemisë, duke i bërë ata objektivin më të lehtë për rritjen e çmimeve.
Amerikanët dhe turistët aziatikë kanë ardhur me shumicë këtë vit, thotë ministria e turizmit e Italisë, duke zëvendësuar turistët rusë me shpenzime më të larta, të cilët prireshin të shpenzonin më shumë dhe të qëndronin më gjatë, por që mungojnë këtë vit për shkak të luftës në Ukrainë.
“Shkelësit më të mëdhenj” të çmimeve
Një nga vendet më flagrante në rritjen e çmimeve është bregu i detit. Objektet buzë plazhit që merren me qira shezlongë dhe çadra.
Në Pulia, qiraja ditore për dy shezlongë dhe një çadër gjatë javës është mesatarisht 50 euro dhe gati dyfish në fundjavë, por më në veri, çmimi për t’u ulur në rreshtin e parë në një plazh të mbushur me njerëz mund të jetë trefishi, duke filluar nga rreth 150 euro (163 dollarë) në ditë gjatë javës, veçanërisht në zonat më ekskluzive si Portofino – kjo vlen nëse çadrat e rreshtit të parë nuk janë tashmë të rezervuara nga vendasit.
“Sharm el Sheik [në Egjipt] kushton më pak, kjo është arsyeja pse kaq shumë italianë po shkojnë jashtë vendit,” thotë Paolo Manca nga Federalberghi (Federata e Hoteleve), duke shpjeguar se për të shkuar në një vend pushimesh tradicionale italiane si ishulli i Sardenjës, një familje mund të paguajnë mijëra në ditë, duke filluar me një traget të shtrenjtë ose biletë ajrore, çmime të fryra hotelesh dhe ushqime të shtrenjta.
Kur u pyetën se çfarë paguanin për dy Aperol Spritze në një kafene në Piazza Navona në qendër të Romës, amerikanët Betsy dhe James Cramer thanë se ishin të turpëruar të pranonin se sa paguanin. Por ata e dinin se do të paguanin më shumë për t’u ulur në një vend të njohur.
“Ne kemi paguar më shumë për akulloren dhe për hotelin tonë,”, tha Betsy për CNN. “Ne e kishim planifikuar këtë udhëtim përpara Covid-it dhe e kishim ëndërruar edhe pse lexuam titujt për çmimet e shtrenjta.
“Thjesht duhet të lexosh menunë dhe të pyesësh nëse ka tarifa shtesë. Dhe nëse ka, atëherë ose duhet të largoheni ose thjesht ta paguani.”
‘Viti zero’
Ndërsa çmimet e larta mund të ndikojnë në mesataren e turistëve, turizmi luksoz është rritur këtë vit, sipas ministrisë së turizmit të Italisë, e cila thotë se një rekord prej 11.7 milionë turistësh do të qëndrojnë në hotele me pesë yje në Itali këtë verë, sipas të dhënave të rezervimeve.
“Në gusht, turizmi i nivelit të lartë vazhdon të rritet, ndryshe nga turizmi normal,” shkroi Antonio Coviello, një studiues me Qendrën Kombëtare të Kërkimeve të Italisë në një raport mbi udhëtimet luksoze të botuar këtë javë, duke shtuar se rreziku i mbiturizmit në sektorin e luksit është një shqetësim sepse mund të rrisë çmimet në sektorin e udhëtimeve të rangut të mesëm për të akomoduar shpenzuesit më të mëdhenj.
Ministrja italiane e turizmit, Daniela Santanche, tha se pavarësisht një sezoni (të shoqëruar me tituj që kritikojnë rritjen e çmimeve) me pak italianë që udhëtojnë, vera ka qenë një moment përcaktues në rimëkëmbjen e Italisë pas pandemisë.
“Unë nuk do të flisja për një dështim, por as për një sukses,” tha ajo. “Unë do të thoja që më në fund mund të fillojmë sërish të diskutojmë për turizmin dhe të planifikojmë lëvizjet tona të ardhshme. Në fakt, ky është viti i parë pa kufizime pandemike, dhe për këtë arsye, në një farë kuptimi, mund të flasim për vitin 2023 si ‘viti zero’”.
Marrë nga CNN
Artikuj të lidhur:Destinacioni më i mirë për të marrë fëmijët me vete në çdo moshë – nga bebet tek të diplomuarit. Ja renditja dhe arsyet
Akropolis, Petra, Taj Mahal: A mund të jenë më lirë se sa mendoni?
7 mënyra për të udhëtuar pa paguar hotel. Faqet e internetit ku gjenden zgjedhje të zgjuara