Kjo verë mund të quhet pa asnjë dyshim “vera e pushtetit të vajzave”. Me shtëpitë e ëndrrave rozë, këngët dhe teminat, Barbie, Taylor Swift dhe Beyoncé nxitën ekonominë dhe ngritën besimin e grave.
Nga ana tjetër psikolgët kanë të tjera statistika. Vajzat janë në pritje më të gjata se djemtë për tearpi dhe përdorimi të ilaçeve si Prozac, Lexapro etj. Shitja e antidepresantëve është në rritje tek vajzat dhe gratë.
Edhe midis nënave kjo mbetet një temë kryesore: vajza që luftojnë me ankthin ose efektet e ilaçeve kundër ankthit, të cilat mund të përfshijnë shtimin në peshë dhe humbjen e dëshirës seksuale. Sociologët e shkollave dhe kolegjeve rapotojnë në Amerikë se shumë vajza të reja po bëjnë ping-pong mes ankthit, pa pilula, mpirjes dhe pasigurisë së trupit.
Këto të reja duket se kanë gjithçka, por ato nuk janë në gjendje të shijojnë plotësisht jetën e tyre që duhet të jetë e mbushur me aventura dhe qëllime.
Rikthimi në shkollë ishte gjithmonë një kohë emocionesh se ku po shkonte e ardhmja – fletore, libra, mjete shkollore. Sot sipas psikologëve në Amerikë nuk është kështu.
Kënga e Billie Eilish në filmin “Barbie”, “What Was I Made For?”, u bë himni i vajzave të reja në ankth dhe depresion, pjesërisht sepse Eilish ka qenë e hapur për betejat e saj midis moshës 12 dhe 16 vjeç, mendimet e saj për vetëvrasje, vetëdëmtimi dhe dismorfia e trupit.
Në sipërfaqe, tekstet kanë të bëjnë me një kukull që shndërrohet në një njeri, por Eilish, 21 vjeç, thotë se ato pasqyrojnë gjithashtu udhëtimin e saj të mundimshëm.
Dikur notoja, tani thjesht bie poshtë
Dikur e dija por tani nuk jam e sigurt
Për çfarë jam krijuar. …
nuk di si te ndihem
Por një ditë, mund të. …
Kur përfundoi? E gjithë kënaqësia
Unë jam përsëri e trishtuar, mos i trego të dashurit tim
Nuk është ajo për të cilën ai është krijuar.
Dëshpërimi i adoleshentëve është analizuar me bollëk vitet e fundit: dëmi nga mediat sociale, algoritmet e mikro-targetimit që ndezin zilinë dhe konfliktin dhe politikat përçarëse, të shtënat e pafundme me armë në shkolla, ‘sekuestrimi’ i botës nga Covid-i, një planet i gllabëruar nga flakët dhe përmbytjet, nga ana tjetër është konsumatori, një shoqëri e lidhur në mënyrë dixhitale, por e shkëputur emocionalisht dhe të paqëndrueshme shpirtërisht.
“Të rinjtë po marrin shumë informacione alarmante dhe për shkak të pajisjeve dixhitale, ata – si shumë prej nesh – po e marrin informacionin gjatë gjithë ditës, çdo ditë”, thotë Lisa Damour, autore e “Jeta Emocionale e Adoleshentëve”
Laurence Steinberg, autori i “Ti dhe fëmija yt i rritur”, tha se ankthi rritet ndjeshëm tek gratë në gjysmën e parë të të 20-ave, kur truri është ende ‘plastik’.
Ai tha se të rejat dhe të rinjtë janë të shqetësuar për koston e strehimit, ndryshimet klimatike, racizmin dhe paragjykimet. Gratë e reja janë gjithashtu të prekura nga kërcënimet ndaj shëndetit të tyre riprodhues.
“Shumë prej miqve të mi me fëmijë të rritur u është dashur të hyjnë në terapi sepse janë shumë të stresuar për shkak të problemeve të fëmijëve të tyre,” vuri në dukje Steinberg.
Ai tha se mekanizmat e përballimit duhet të mësohen. “Unë nuk mendoj se ne duhet të shpërndajmë vetëm pilula dhe të mendojmë se kjo mjafton” tha ai.
“Ndoshta gratë goditen më shumë sepse ato janë më të ndërlikuara në emocione dhe më të përqendruara në biseda, marrëdhënie, intimitet“, thotë Steinberg.
Një vajzë 19-vjeçare e shpjegon kështu situatën e saj: “Covid ndodhi pikërisht kur ne po hynim në botë dhe fillimisht filluam ta shihnim njëri-tjetrin si qenie seksuale. Gjithçka që mundëm të bënim ishte të fiksoheshim pas TikTok, i cili është plot me dezinformata. Bota ishte apokaliptike jashtë, ndërsa në shtëpi bota jonë ishte gjithashtu pak apokaliptike sepse ne po humbnim sensin për veten“. Ajo përfundon duke thënë se; “Do të jemi mirë. Gratë priren t’ia dalin mbanë”Hej.al