Këtë javë, veshja më e diskutuar më së shumti nuk erdhi nga një anëtar i klanit Kardashian apo një modele pasi ka lënë punën dhe ka dalë në kohën e lirë. Në fakt, nuk ka të bëjë fare me një personazh të famshëm. Bëhet fjalë për Kristina Avakyan e njohur në TikTok si @subwaysessions.
Në një TikTok që tani është parë mbi 1.9 milionë herë, Avakyan ecën me ritëm përgjatë platformës së metrosë me atë që është bërë një veshje thellësisht polarizuese. Ajo ka veshur një dantellë trup me nuancë mishi, e cila tregon të brendshmet e zeza poshtë, dy rrathë të trashë floriri të vendosura në njërin vesh, një palë pantallona të shkurtra basketbolli portokalli që janë rrotulluar disa herë në bel e përfundon me këpucë rozë metalike stileto
Disa përdorues të mediave sociale nuk janë të bindur për këtë veshje që mori famë papritur. “Unë kur vishja rrobat e mamasë në moshën gjashtë vjeçare”, ka shkruar një komentues. “Victoria Secret dhe Adam Sandler bashkëpunojnë“, tha një tjetër. Veshja ka qarkulluar edhe në X (i njohur më parë si Twitter), me një video që ka arritur mbi 62 milionë shikime dhe 23,000 komente.
Fansat e shohin Avakyan si një shpirt binjak të Carrie Bradshaw – protagonistja Sex and the City më së shumti e njohur për ndjenjën e saj të veshjes jokonvencionale që nganjëherë e panë të lidhte një rrip në belin e saj të zhveshur, ose të krijonte një veshje duke kombinuar takat me pantallona të shkurtra kadifeje dhe me një kapele si shitëse e vogël gazetash.
Mediat sociale kanë rrafshuar peizazhin e modës duke i bërë nënkulturat të kudogjendura dhe duke i dhënë tendencave një platformë globale (dhe jo lokale). Në sfondin e homogjenitetit, ideja e stilit personal është më tërheqëse se kurrë. Fraza “#personalstyle” ka më shumë se 858 milionë shikime në TikTok, dhe në vitin 2022, kritikja e modës e New York Times, Vanessa Friedman dha ‘leksione’ se si të ishim personalstyle, ndërsa prezantuesi i Queer Eye Tan France madje ofron një seri MasterClass prej 120 £ (150 dollarë) për këtë temë.
Vetë Avakyan tha se “trupi i saj është një kanavacë“, duke e krahasuar veshjen çdo mëngjes me pikturën. “Çdo herë, dal ndryshe, veshja pasqyron emocionin dhe mënyrën se si ndihem”, tha ajo. Avakyan shpjegon se maksimalizmi i saj i shfrenuar është produkt i një fëmijërie të rreptë ku disa veshje ishin të ndaluara. “Unë nuk mund të vishja asgjë shumë të ngushtë ose shumë të dukshme,” tha ajo.
Skeptikët argumentojnë se llogaria @subwaysessions është krijuar vetëm për të gjeneruar zemërim dhe vëmendje. Por moda e ka shfrytëzuar prej kohësh fuqinë e zemërimit, konfuzionit ose të dyjave për të krijuar biseda ose shitje. Gjatë Javës së Modës në Paris në Janar të këtij viti, Doja Cat mbërriti në shfaqjen Schiaparelli me 30,000 kristale Swarokski të ngjitura me dorë që mbulonin trupin e saj. Disa muaj më vonë, stilisti danez Heliot Emil dërgoi një model në një pistë me zjarr. Kanë ndodhur gjëra më të çuditshme se një përplasje ngjyrash në metro.
Pavarësisht nëse po shikojmë Avakyan të ndjekë intuitën e saj të vërtetë stilistike ose një personazh të projektuar me kujdes, çështja është që ne jemi ende duke parë. Dhe nuk ka dyshim se ajo është gjithashtu duke ecur nën polemika. L.C.Hej.al