(Foto; në festëb vezulluese në Nju Jork, të pranishmit shikojnë trailerin 12-minutësh të “The Victoria’s Secret World Tour)
Marka e të brendshmeve prezantoi ditën e djeshme një film me metrazh të gjatë që synohet të jetë rishpikja e saj (lexo këtu)
Hera e fundit që Victoria’s Secret pati një sfilatë mode ishte viti 2018.
Për më shumë se 20 vjet, shfaqja kishte qenë një ngjarje e përvitshme, një ekstravagancë e vajzave në tanga si “Barbie”. Transmetuar në më shumë se 100 vende për miliona shikues, spektakli u bë gjithnjë e më ekstravagant derisa lëvizja #MeToo dhe ndryshimet shoqërore më në fund ulën perden së bashku me fitimet, duke e lënë kompaninë të luftonte me akuzat se ishte kundër përparimit të grave.
Kompania i tërhoqi engjëjt e firmës me sutjenat e tyre ngjitur me krahët e mëdhenj 30 kilogramësh dhe i zëvendësoi me të tjera imazhe, me modele me përmasa të ndryshme trupore. Firma njoftoi se donte të ishte “avokimi kryesor në botë për gratë”. Dhe më pas, të Mërkurën, Victoria’s Secret më në fund riktheu shfaqjen.
Hej.al
Artikuj të lidhur: Victoria’s Secret rikthen supermodelet për fushatën “Icon”